Shkolla

GCompris është një mjet për e-mësim, për të dhënë ushtrime stërvitjeje brenda dhe jashtë shkollës. Është Software i Lirë, hedhur në qarkullim nën licencën GNU General Public License. Është shumëplatformësh (GNU/Linux, Windows, Android, macOS), dhe mund të xhirojë në kompjuter jo shumë të fuqishëm.

GCompris-ja ka qenë i pranishëm për më shumë se njëzet vjet në shkolla anembanë botës dhe ofron më shumë se 150 veprimtari, që mbulojnë fushat kryesore pedagogjike, përfshi:

  • Mësoni si të përdorni një kompjuter
  • Ushtrim në lexim me veprimtari për të mësuar shkronjat, fjalë dhe grupe leksikore
  • Fitim rrjedhshmërie në veprime matematike, duke praktikuar numërim, aritmetikë, njësi matëse dhe lojëra
  • Njohje me botën përmes logjikës, arteve dhe muzikës
  • Eksplorim i shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, përmes eksperimentimit, historisë dhe gjeografisë
  • Zhvillim i të menduarit strategjik përmes lojërash me fusha

GCompris nuk ka nevojë për lidhje Internet, s’grumbullon ndonjë të dhënë dhe pajtohet fare strikt me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së.


Nga versioni 1.0 e këtej, GCompris 1.0 u lejon edukatorëve të përzgjedhin shkallën e veprimtarive në përputhje me aftësitë e çdo fëmije. Për shembull, në një veprimtari që u lejon fëmijëve të ushtrohen me numrat, mund të përzgjidhni cilët numra mund të përdorin,duke i lënë numrat e mëdhenj dhe më të vështirë për një fazë të mëvonshme. Ose, në një veprimtari në të cilën fëmija duhet të rendisë foto sipas rrjedhës kohore, mund të përqendroni veprimtarinë për fëmijë që dinë të lexojnë vetëm numra, ose ta bëni më të vështirë, për fëmijë që dinë të lexojnë numra dhe fjalë.

dataset selection

Ky funksion përshkallëzimi ju lejon t’u propozoni nxënësve ushtrime stërvitjeje për matematikë, gjuhë, shkenca natyrore dhe shkenca shoqërore. Ata do të jenë gjithashtu në gjendje të luajnë lojëra për të ushtruar aftësinë e tyre për zgjidhje problemesh.


Që të furnizojë një sfond pedagogjik të fortë, shkallët e veprimtarive në GCompris janë bazuar në programin arsimor të shkollave fillore frënge, që përcakton se çfarë duhet t’i mësojnë klasës mësuesit francezë.