Përfshirja e zërave për krejt gjuhët do ta bënte instaluesin shumë të rëndë dhe shumica e përdoruesve interesohen për zërat për gjuhën e tyre. Tjetër, figurat shtesë dhe muzika për sfond zënë, relativisht, mjaft hapësirë, ndërkohë që s’janë të domosdoshëm për përdorimin e software-it. Ndaj, për të minimizuar madhësinë e instaluesit bazë vendosëm të mos i përfshijmë dhe t’ua lëmë përdoruesve t’i shkarkojnë, nëse duan.
Nëse s’doni që software-i të shkarkojë automatikisht gjithçka, mund të çaktivizoni mundësinë “Aktivizo shkarkime/përditësime automatike të burimeve të jashtme”, që nga faqja kryesore e formësimit.
E RËNDËSISHME: për versione GCompris më të vjetër se 4.0, është e nevojshme të zëvendësoni “data3” me “data2” në krejt udhëzimet më poshtë.
E RËNDËSISHME: nga GCompris version 4.0 e tutje kemi shtuar datën e përditësimit të fundit, te emra kartelash .rcc. Pra, lypset të shihni te kartela “Lëndë” se cili është emri i më të resë, para se ta shkarkoni. Për shembull: backgroundMusic-ogg-2024-03-19-11-10-30.rcc . Për versione më të vjetër, emrat e kartelave s’përmbajnë datën. Shembull: backgroundMusic-ogg.rcc
E RËNDËSISHME: te udhëzimet vijuese, zëvendësoni “-codecName” me “-mp3”, për sisteme Windows, ose “-ogg” për sisteme Linux ose Android, ose “-aac” për sisteme macOS. Tjetër, zëvendësoni “-localeCode” me kodin e vendores tuaj. Dhe, siç shpjegohet më sipër, nga versioni GCompris 4.0 e tutje, zëvendësoni “-date” me datën që gjetët te kartela “Lëndë”; për versione më të vjetër hiqeni pjesën “-date”.Burimet shtesë mund t’i shkarkoni nga kjo lidhje:
https://cdn.kde.org/gcompris/data3/
Për muzikë sfond, duhet të kaloni te dosja e quajtur “backgroundMusic” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:
Contents backgroundMusic-codecName-date.rcc
Mandej kopjojini këto 2 kartela te dosja e quajtur “backgroundMusic” " te dosja fshehtinë e aplikacionit.
Për zërat, duhet të kaloni te një dosje e quajtur “voices-codecName” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:
Contents voices-localeCode-date.rcc
Mandej kopjojini këto 2 kartela te një dosje e quajtur “voices-codecName” te dosja fshehtinë e aplikacionit.
Për figurat, duhet të kaloni te dosja e quajtur “fjalë” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:
Contents words-webp-date.rcc
Mandej kopjojini këto 2 kartela te një dosje e quajtur “words” te dosja fshehtinë e aplikacionit.
Shtegu për te dosja fshehtinë është i ndryshëm, varet nga sistemi operativ.
Shteg në Windows:
C:\Users\Username\AppData\Local\KDE\GCompris\cache\data3\
Shteg në Linux:
/home/userName/.cache/KDE/gcompris-qt/data3/
Shteg në Android (që të përpunoni këtë dosje, lypset të keni hyrje si rrënjë):
/data/data/net.gcompris.full/data3/
Shteg në macOS:
~/Library/Caches/KDE/gcompris-qt/data3/
Është të dyja. Që në fillimet, GCompris ka qenë përherë dhe është ende një paketë GNU. Që nga 2014-a mirëmbahet nga bashkësia KDE.
Emri GCompris në frëngjisht tingëllon si “Zhe kompri”, që në shqip do të thotë “E kuptova”. Ve kësaj, G është për GNU.
Krejt lënda dhe varësitë gjenden nën licenca të përputhshme me licencën AGPLv3.
Domosdoshmëritë për të krijuar dhe botuar software për iOS s’janë të përputhshme me licencat GPLv3 dhe AGPLv3 të përdorura nga ky software.
Për Android botojmë tashmë në shitoren Play dhe F-Droid, botimi në krejt shitoret do të donte shumë punë. Nëse përdorni një tablet Fire, mundeni të instaloni drejtpërdrejt apk-në më të re nga sajti ynë dhe të përdorni një nisës nga palë e tretë për të përdorur aplikacionin që nga një profil për fëmijë.