Foto ekrani

Menuja kryesore e GCompris-it
screenshot root

administration root

Përshkrim: Përzgjidhni një veprimtari që të zhvillohet.

Parakusht: Disa nga veprimtaritë shkojnë drejt lojës, por megjithatë prapë edukative.

Synim: GCompris- është një suitë software-i edukativ i cilësisë së lartë, që përfshin një numër të madh veprimtarish për fëmijë të moshës nga 2 deri në 10 vjeç.

Doracak: Që të hyni në një veprimtari, ose për të shfaqur një listë veprimtarish brenda një kategorie, përzgjidhni një ikonë.
Në fund të ekranit gjendet shtylla e kontrollit të GCompris-s. Kini parasysh se mund ta fshihni dhe shfaqni shtyllën duke prekur ikonën në cepin e poshtëm majtas.

Shfaqen ikonat vijuese:
(mbani parasysh që çdo ikonë shfaqet vetëm nëse lidhet me veprimtarinë që zhvillohet në atë çast)
  • Kreu - Dilni nga një veprimtari, kthehuni te menuja (Ctrl+W ose tasti Esc)
  • Shigjeta - Shfani nivelin pasues. Klikoni që të përzgjidhet një nivel tjetër
  • Buzët - Përsëriteni pyetjen
  • Pikëpyetja - Ndihmë
  • Ringarkoje - Fillojeni prapë nga e para veprimtarinë
  • Vegël - Menuja e formësimeve
  • Tre vija - Menuja e rregullimeve për veprimtarinë
  • G - Rreth GCompris-it
  • Mbylleni: Mbylleni GCompris-in (CTRL+Q)
Yjet tregojnë grupe të përshtatshëm moshash për çdo veprimtari:
  • 1, 2 ose 3 yje të verdhë - nga 2 deri 6 vjeç
  • 1, 2 ose 3 yje të kuq - 7 vjeç e sipër
Nëse në një veprimtari ka dy ikona të ndryshme yjesh, e para tregon minimumin e vështirësisë dhe e dyta maksimumin e vështirësisë.

Shkurtore tastiere:
  • Ctrl+B: Shfaqni ose Fshihni shtyllën e kontrollit
  • Ctrl+F: Kaloni/dilni nga mënyra “Sa krejt ekrani”
  • Ctrl+S: Shfaqni/fshihni shtyllën e ndarjes së veprimtarive
Analizë gramatikore
icon grammar_analysis.svg difficulty level 3
screenshot grammar_analysis

reading words grammar_analysis

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Identifikoni klasa gramatikore te togfjalëshat e dhënë.

Synim: Mësoni të identifikoni klasa gramatikore.

Doracak: Caktojuni klasat gramatikore të domosdoshme fjalëve korresponduese.
Përzgjidhni nga listë një klasë gramatikore, mandej përzgjidhni kutizën nën fjalën dhe caktojini klasën.
Nëse s’ka përkime, lëreni kutinë të zbrazët.
Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë sipër dhe poshtë, ose ai Tab: kaloni nga klasa në fjalë dhe anasjelltas
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: përzgjidhni objekte te klasa ose fjalë
  • Tasti Hapësirë: caktojini fjalës së përzgjedhur klasën e përzgjedhur dhe mandej përzgjidhni fjalën pasuese
  • Tasti Backspace: përzgjidhni fjalën e mëparshme
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Baraspeshoni duke përdorur Sistemin Ndërkombëtar të Njësive
icon scalesboard_weight.svg difficulty level 4
screenshot scalesboard_weight

math measures scalesboard_weight

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini pesha që të baraspeshoni peshoret dhe të llogaritni peshën.

Synim: Llogaritje me mend, barazim aritmetikor, shndërrim njësish.

Doracak: Që të baraspeshoni peshoret, lëvizni ca pesha në të majtë ose në të djathtë (në nivele më sipër). Mund t’i sistemoni sipas çfarëdo radhe. Bëni kujdes me peshën dhe njësitë e masës, mbani mend që një kilogram (kg) është një mijë gram (g).
Baraspeshoni duke përdorur njësitë e sistemit perandorak
icon scalesboard_weight_avoirdupois.svg difficulty level 4
screenshot scalesboard_weight_avoirdupois

math measures scalesboard_weight_avoirdupois

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini pesha që të baraspeshoni peshoret dhe të llogaritni peshën.

Synim: Llogaritje me mend, barazim aritmetikor, shndërrim njësish.

Doracak: Që të baraspeshoni peshoret, lëvizni ca pesha në të majtë ose në të djathtë (në nivele më sipër). Mund t’i sistemoni sipas çfarëdo radhe. Bëni kujdes me peshën dhe njësitë e masës, mbani mend që një livër (lb) është 10 onc (oz).
Baraspeshoni peshoret si duhet
icon scalesboard.svg difficulty level 2
screenshot scalesboard

math measures scalesboard

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini pesha që të baraspeshoni peshoret.

Synim: Llogaritje me mend, barazim aritmetikor.

Doracak: Që të baraspeshoni peshoret, lëvizni ca pesha në të majtë ose në të djathtë (në nivele më sipër). Peshat mund të sistemohen sipas çfarëdo radhe.
Bordurë
icon frieze.svg difficulty level 1
screenshot frieze

discovery logic frieze

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Riprodhoni dhe plotësoni bordurin.

Synim: Mësoni algoritme.

Doracak: Riprodhoni bordurën e sipërme. Në disa nivele, mund t’ju duhet të plotësoni bordurën, ose ta riprodhoni, pasi ta mbani mend.
Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: përzgjidhni një element
  • Tasti Space: shtoje te bordura copën e përzgjedhur
  • Tasti Backspace ose Delete: hiqni prej bordurës copën e fundit
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes
  • Tasti Tab: kaloni nga mënyra përpunim bordurash në parje modeli, ose anasjelltas
Bëjeni topin të shkojë te Tux-i
icon ballcatch.svg difficulty level 1
screenshot ballcatch

computer keyboard ballcatch

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Shtypni në të njëjtën kohë tastet shigjetë majtas dhe djathtas, që ta bëni topin të lëvizë sipas një vije të drejtë.

Doracak: Shtypni në të njëjtën kohë tastet shigjetë majtas dhe djathtas, që ta bëni topin të lëvizë sipas një vije të drejtë. Në një ekran me prekje, duhet të prekni me të dy duart në të njëjtën kohë.
Calcudoku
icon calcudoku.svg difficulty level 4
screenshot calcudoku

math arithmetic calcudoku

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Zgjidhni Calcudoku-n.

Parakusht: Plotësimi i puzzle-it lyp durim dhe aftësi në aritmetikë.

Synim: Zhvilloni aftësitë tuaja për arsyetim logjik: lidhje të dhënash, deduktim dhe vendndodhje hapësinore, kur përdoret njehsimi.

Doracak: Përzgjidhni një numër te lista dhe klikoni pozicionin e synuar për të, që të plotësoni rrjetën. Çdo numër duhet të shfaqet vetëm një herë në një rresht dhe shtyllë. Kafazet janë grupe kutish që ofrojnë informacion si të plotësohen. Kafazet e krijuar me më tepër se një kuti, ofrojnë një përfundim dhe një veprim: krejt numrat te kafazi, kur kombinohen duke përdorur veprimin, duhet të prodhojnë përfundimin. Kafazet e krijuar vetëm nga një kuti ofrojnë drejtpërdrejt numrin që duhet dhënë.
Cikli ujor
icon watercycle.svg difficulty level 3
screenshot watercycle

sciences experiment watercycle

Sagar Chand Agarwal & Timothée Giet

Përshkrim: Tux-i është kthyer nga peshkimi me varkën e tij. Vëreni në punë sistemin ujor, që ai të mund të bëjë dush.

Synim: Mësoni ciklin ujor.

Doracak: Klikoni mbi elementë të ndryshëm aktivë: diell, re, stacion pompimi dhe stacioni të trajtimit të ujërave të zeza, që të mund të riaktivizoni krejt sistemin ujor. Kur sistemi të jetë sërish në punë dhe Tux-i në dush, shtypni për të butonin e dushit.
Dëfrim me Brajin
icon braille_fun.svg difficulty level 6
screenshot braille_fun

reading braille letters braille_fun

Arkit Vora & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni me shkronjat braj.

Parakusht: Alfabeti Braj.

Doracak: Krijoni kutinë braj për shkronjat te shiriti. Shihni te tabela braj, duke klikuar te ikona blu e kutisë braj, nëse ju duhet ndihmë.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Hapësirë: hapni ose mbyllni hartën braj
Eksploroni botën e kafshëve
icon explore_world_animals.svg difficulty level 4
screenshot explore_world_animals

sciences experiment explore_world_animals

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni rreth kafshëve të botës, fakte interesante dhe vendndodhjen e tyre në një hartë.

Synim: Mësoni rreth kafshësh të ndryshme të egra nga e tërë bota dhe mbani mend vendin ku jetojnë.

Doracak: Në këtë lojë ka dy nivele.

Në nivelin e parë, lojtarët do të kënaqen duke eksploruar çdo kafshë në ekran. Klikoni mbi pikëpyetjen dhe mësoni gjëra rreth kafshës, si quhet dhe si duket. Mësojini mirë këto informacione, ngaqë do të merreni në provë në nivelin e dytë.

Në nivelin e dytë, shfaqet një tekst kuturu dhe ju duhet të klikoni mbi kafshën me të cilën ka lidhje teksti.
Eksploroni kafshë bujqësore
icon explore_farm_animals.svg difficulty level 2
screenshot explore_farm_animals

sciences experiment explore_farm_animals

Djalil Mesli & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni rreth kafshëve bujqësore, ç’tinguj prodhojnë dhe fakte interesante.

Synim: Mësoni të përshoqëroni tinguj kafshësh me emrin e kafshës dhe me se si duket kafsha.

Doracak: Në këtë lojë ka tre shkallë.

Në shkallën e parë, lojtarëve do t’u shijojë eksplorimi i çdo kafshe në ekran. Klikoni mbi një kafshë dhe mësoni rreth saj, si quhet, ç’tingull bën, dhe si duket. Studiojeni mirë këtë informacion, sepse do të merreni në provë në shkallët 2 dhe 3.

Në shkallën e dytë, luhet një tingull prej një kafshe çfarëdo dhe duhet të gjeni se cila kafshë e prodhon këtë tingull. Klikoni mbi kafshën përkatëse. Nëse do të donit të përsëritet tingulli i kafshës, klikoni mbi butonin Luaje.

Në shkallën e tretë, shfaqet një tekst kuturu dhe duhet të klikoni mbi kafshën me të cilën ka lidhje teksti.
Eksploroni monumente
icon explore_monuments.svg difficulty level 3
screenshot explore_monuments

sciences geography explore_monuments

Ayush Agrawal & Timothée Giet

Përshkrim: Eksploroni monumente anembanë botës.

Parakusht: Njohuri për monumente të ndryshme.

Synim: Mësoni gjëra rreth monumentesh të ndryshme nga tërë bota dhe mbani mend vendndodhjen e tyre.

Doracak: Klikoni mbi vende për të mësuar rreth monumentesh, mandej lokalizojini ata te harta.

Falënderime: Foto të marra nga Wikipedia.
  • "Chichen Itza 3" by Daniel Schwen (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Chichen_Itza_3.jpg), CC BY-SA 4.0
  • "1 cristor redentor 2014" by Chensiyuan (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:1_cristor_redentor_2014.jpg), CC BY-SA 4.0
  • "Taj Mahal, Agra, India" by Yann (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Taj_Mahal,_Agra,_India.jpg), CC BY-SA 4.0
Eksploroni muzikë nga bota
icon explore_world_music.svg difficulty level 4
screenshot explore_world_music

discovery music explore_world_music

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni rreth muzikës nga bota.

Synim: Zhvilloni një kuptim më të mirë të larmisë së muzikës të pranishme në botë.

Doracak: Në këtë lojë ka tre nivele.

Në nivelin e parë, eksploroni muzikë nga bota. Klikoni mbi çdo valixhe që të mësoni rreth muzikës prej asaj zone dhe të dëgjoni një copë të vogël. Mësojeni mirë, ngaqë do të merreni në provë në nivelin 2 dhe 3.

Në nivelin e dytë do të dëgjoni një copë muzikore dhe duhet të përzgjidhni vendndodhjen që përkon me këtë muzikë. Nëse doni ta dëgjoni prapë pjesën muzikore, klikoni mbi butonin e luajtjes.

Në nivelin e tretë, duhet të përzgjidhni vendndodhjen që përkon me përshkrimin tekst në ekran.

Falënderime: Figura prej https://commons.wikimedia.org/wiki, https://archive.org
  • "Onalaska-Practice6" by Tom Harpel (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Onalaska-Practice6.jpg), CC BY 2.0
  • "Australia Aboriginal Culture 009" by Steve Evans (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Australia_Aboriginal_Culture_009.jpg), CC BY 2.0
  • "Lunny irvine o flynn glackin" by candyschwartz (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Lunny_irvine_o_flynn_glackin.jpg), CC BY 2.0
  • "08-rock-n-roll" by Karel Schmiedberger (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:08-rock-n-roll.ogg), CC BY 3.0
  • "The Wind that Shakes the Barley" by peakfiddler (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:The_Wind_that_Shakes_the_Barley.ogg), CC BY 3.0
Elektricitet analog
icon analog_electricity.svg difficulty level 6
screenshot analog_electricity

sciences experiment analog_electricity

Aiswarya Kaitheri Kandoth & Timothée Giet

Përshkrim: Krijoni dhe simuloni një skemë elektrike analoge.

Parakusht: Lyp ca dije elementare rreth konceptit të elektricitetit.

Synim: Krijoni një skemë elektrike analoge, me simulim funksionimi aty për aty.

Doracak: Tërhiqni elementë elektrikë që nga përzgjedhësi dhe lërini te zona e punës. Te zona e punës, elementët mund t’i lëvizni duke i tërhequr. Që të fshihet një element ose një tel, përzgjidhni mjetin e fshirjes në krye të përzgjedhësit të elementëve, dhe përzgjidhni elementin ose telin. Mund të klikoni mbi elementin dhe mandej mbi butonat e rrotullimit, që ta rrotulloni, ose mbi butonin e informacionit, që të shihni të dhëna rreth tij. Mund të klikoni mbi çelësin për ta hapur ose mbyllur. Në mënyrë të ngjashme, vlerën e reostatit mund ta ndryshoni duke tërhequr rrëshqitësin e tij. Që të lidhni dy skaje, klikoni mbi skajin e e parë, mandej mbi skajin e dytë. Që të hiqet përzgjedhja për një skaj, klikoni mbi çfarëdo zone të zbrazët. Që të mund të riparoni një llambë ose LED të thyer, klikoni mbi të, pasi ta keni shkëputur nga qarku. Simulimi përditësohet aty për aty, pas çfarëdo veprimi të përdoruesit.

Falënderime: Mekanizmi i simulimit elektrik është prej edX: <https://github.com/edx/edx-platform/blob/master/common/lib/xmodule/xmodule/js/src/capa/schematic.js>.
Elektricitet dixhital
icon digital_electricity.svg difficulty level 6
screenshot digital_electricity

sciences experiment digital_electricity

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Krijoni dhe simuloni një skemë elektrike dixhitale.

Parakusht: Lyp ca dije elementare rreth konceptit të elektronikës dixhitale.

Synim: Krijoni një skemë elektrike dixhitale, me simulim funksionimi aty për aty.

Doracak: Tërhiqini elementët elektrikë nga shtylla anësore dhe lërini te zona e punës.
  • Që të lidhni dy pole me një tel, klikoni mbi polin e parë, mandej mbi një pol të dytë.
  • Simulimi përditësohet aty për aty nga çfarëdo veprimi përdoruesi.
  • Te zona e punës, mund të lëvizni përbërësit duke i tërhequr.
  • Te shtylla anësore, mund të klikoni ikonën e mjeteve që të hapet menuja e mjeteve.
  • Që të fshini një element ose një tel, përzgjidhni mjetin e fshirjes (ikona kryq) që nga menuja e mjeteve dhe mandej klikoni mbi elementin ose mbi telin që doni të fshihet.
  • Që të shpërzgjidhet terminali ose mjeti i fshirjes, klikon mbi çfarëdo zone të zbrazët.
  • Elementin e përzgjedhur mund ta rrotulloni duke përdorur butonat e rrotullimit (ikonat e shigjetave rrethore) që nga menuja e mjeteve.
  • Informacion rreth elementit të përzgjedhur mund të lexoni duke përdorur butonin e informacioneve (ikona i) që nga menuja e mjeteve.
  • Zonën e punës mund ta zmadhoni ose zvogëloni duke përdorur tastet + dhe -, duke përdorur butonat e zoom-it që nga menuja e mjeteve, ose, në ekranet me prekje, duke duke përdorur akte “pinch”.
  • Një zonë pune mund ta të lëvizni duke klikuar mbi të dhe duke e tërhequr.
  • Për ta hapur dhe mbyllur një përbërës qarku, mund të klikoni mbi të.
Emërtoni figurën
icon imagename.svg difficulty level 3
screenshot imagename

reading words imagename

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe lini çdo objekt sipër emrit të vet.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Fjalor dhe lexim.

Doracak: Tërhiqeni çdo figurë prej anës te emri përkatës në fushën kryesore. Klikoni mbi butonin OK, që të kontrollohet përgjigja juaj.
Emërtoni notën
icon note_names.svg difficulty level 4
screenshot note_names

discovery music note_names

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni emrat e notave, në çelësin e basit dhe të solit.

Synim: Zhvilloni një kuptim të mirë të pozicionit të notave dhe marrëveshjesh për emërtimin e tyre. Përgatituni për veprimtaritë “Luani në Piano dhe “Kompozim në Piano”.

Doracak: Identifikoni saktë notat dhe arrini 100% që të plotësoni nivelin.
Energji e rinovueshme
icon renewable_energy.svg difficulty level 4
screenshot renewable_energy

sciences experiment renewable_energy

Sagar Chand Agarwal & Timothée Giet

Përshkrim: Tux-i është kthyer nga peshkimi me barkën e tij. Rivini në punë sistemin elektrik, që të ketë dritë në shtëpi.

Synim: Mësoni rreth një sistemi elektrik të bazuar në energji të rinovueshme.

Doracak: Klikoni në elementë të ndryshëm aktivë: diell, re, digë, panel diellor, kompleks turbinash me erë dhe transformatorë, që të mund të riaktivizoni tërë sistemin elektrik. Kur sistemi të jetë sërish në punë dhe Tux-i gjendet në shtëpi, shtypni butonin e dritës për të. Që të fitoni, duhet të ndizni krejt konsumatorët, teksa gjithë prodhuesit janë në punë.
Faktorë Gnumch
icon gnumch-factors.svg difficulty level 5
screenshot gnumch-factors

math arithmetic gnumch-factors

Manuel Tondeur & Timothée Giet

Përshkrim: Drejtojeni Ngrënësin e Numrave te krejt faktorët e numrit në fund të ekranit.

Synim: Mësoni rreth shumëzimesh dhe faktorësh.

Doracak: Faktorët e një numri janë krejt numrat që e pjesëtojnë atë numër plotësisht. Për shembull, faktorët e 6-s janë 1, 2, 3 dhe 6. 4-a s’është faktor i 6-s, ngaqë 6 s’mund të ndahet në pjesë 4 pjesë të plota të barabarta. Nëse një numër është një shumëfish i një tjetri, ky i dyti është një faktor i numrit të parë. Shumëfishat mund t’i mendoni si familje dhe faktorët si njerëzit e këtyre familjeve. Pra 1-i, 2-i, 3-i dhe 6-a që të tërë hyjnë te familja e 6-s, ndërsa 4 bën pjesë te një tjetër familje.

Nëse keni një tastierë, mund të përdorni tastet shigjetë për të lëvizur dhe të shtypni tastin hapësirë për të gëlltitur numrat. Me një mi, mund të klikoni mbi bllokun në krah të pozicionit tuaj që të lëvizni dhe të klikoni sërish për të gëlltitur numrat. Me një ekran me prekje mund të veproni si me miun, ose ta fërkoni kudo qoftë për kah drejtimi nga doni të lëvizet dhe ta prekni që të gëlltiten numrat.

Hapni sytë t’u shmangeni Gogolëve.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: gëlltitni numra
Familje
icon family.svg difficulty level 2
screenshot family

sciences history family

Rajdeep Kaur & Timothée Giet

Përshkrim: Përzgjidhni emrin me të cilin duhet të quani këtë anëtar të familjes.

Parakusht: Aftësi leximi.

Synim: Mësoni marrëdhëniet në një familje, sipas sistemit të vijës familjare të përdorur në shumicën e shoqërive të Perëndimit.

Doracak: Shfaqet një pemë familjare.
Qarqet janë të lidhur me segmente për të treguar marrëdhëniet. Çiftet e martuar tregohen me një unazë te segmenti.
Ju jeni personi te qarku i bardhë. Përzgjidhni emrin me të cilin duhet të quani personin te qarku portokalli.
Fikni dritat
icon lightsoff.svg difficulty level 6
screenshot lightsoff

discovery logic lightsoff

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Synimi është të fiken krejt dritat.

Synim: Synimi është të fiken krejt dritat.

Doracak: Efekti i shtypjes së një dritareje është ndryshimi i gjendjes së saj dhe i fqinjëve të tij të menjëhershëm vertikalë dhe horizontalë. Duhet të fikni krejt dritat. Nëse klikoni mbi Tux-in, shfaqet zgjidhja.

Falënderime: Algoritmi i zgjidhjes përshkruhet në Wikipedia. Që të dini më tepër rreth lojës Fikni Dritat: <https://en.wikipedia.org/wiki/Lights_Out_(game)>
Fjalë që bien
icon wordsgame.svg difficulty level 2
screenshot wordsgame

computer keyboard reading words wordsgame

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Shtypni në tastierë shkronjat që bien, para se të mbërrijnë në tokë.

Parakusht: Përdorim tastiere.

Synim: Stërvitje në tastierë.

Doracak: Shtypni fjalën e plotë, teksa ajo bie, përpara se të mbërrijë përdhe.
Fund loje shahu
icon chess_partyend.svg difficulty level 6
screenshot chess_partyend

strategy chess_partyend

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Luani fundin e lojës së shahut kundër Tux-it.

Doracak: Në këtë veprimtari njiheni me lojën e shahut, duke luajtur fundin e një loje. Veprimtaria shfaq pozicionet e mundshme për lëvizje për çfarëdo guri të përzgjedhur, çka i ndihmon fëmijët të kuptojnë se si lëvizin gurët e shahut. Në nivelin e parë, kompjuteri është plotësisht kuturu, për t’u dhënë më tepër shanse fëmijëve. Dora-dorës që rritet niveli, kompjuteri luan më mirë.

Mund të arrini kapjen mat më shpejt, nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta:
Të përpiqeni ta shpini mbretin e kundërshtarit tuaj në qoshe.
Shpjegim: në këtë mënyrë, mbreti i kundërshtarit tuaj do të kishte vetëm 3 drejtime lëvizjeje, në vend se 8 prej nga një pozicion më i mirë.
“Bërja e një kurthi”. Përdorni ushtarët tuaj si karrem.
Shpjegim: në këtë mënyrë mund ta joshni kundërshtarin tuaj larg “zonës së rehatisë” së tij.
Bëni durim.
Shpjegim: mos u nxitoni shumë shpejt, jini i duruar. Jepini kohë vetes të mendoheni pakëz dhe provoni të parashikoni lëvizjet e ardhshme të kundërshtarit tuaj, që të mund ta kapni ose të siguroni gurët tuaj nga sulmet e tij.

Një klikim mbi butonin e zhbërjes do të zhbëjë një lëvizje. Një klikim mbi butonin e ribërjes do të ribëjë një lëvizje. Për të zhbërë krejt lëvizjet, shtypni dhe mbani të shtypur butonin për 3 sekonda.

Falënderime: Mekanizmi i lojës së shahut është ai p4wn <https://github.com/douglasbagnall/p4wn>.
Gjashtëkëndësh
icon hexagon.svg difficulty level 2
screenshot hexagon

fun hexagon

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni luleshtrydhen duke klikuar mbi fushat blu.

Synim: Veprimtari stërvitjeje të logjikës.

Doracak: Përpiquni të gjeni luleshtrydhen nën fushat blu. Sa më shumë që i afroheni, aq më të kuqe bëhen fushat.
Gjeni Veprimin
icon guesscount.svg difficulty level 3
screenshot guesscount

math arithmetic guesscount

Rahul Yadav & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni shprehjen algjebrike dhe tërhiqni pllakat për të marrë një përfundim të njëjtë me atë që kërkohet.

Parakusht: Njohuri veprimesh aritmetikore.

Synim: Intuitë dhe ushtrim me përllogaritje të ngjashme me ato algjebrike.

Doracak: Tërhiqni te kutitë numrat dhe veprimet e duhura që të përftoni numrin që duhet hamendësuar te udhëzimi.
Gjeni ditën
icon find_the_day.svg difficulty level 6
screenshot find_the_day

math measures find_the_day

Amit Sagtani & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni datën e saktë dhe përzgjidheni te kalendari.

Parakusht: Bazat e kalendarit.

Synim: Mësoni si të numëroni ditët dhe të gjeni një datë në kalendar.

Doracak: Lexoni udhëzimet dhe kryeni përllogaritjen e kërkuar që të gjeni datën. Mandej përzgjidhni këtë datë te kalendari dhe vlerësoni përgjigjen tuaj duke klikuar mbi butonin OK.

Në disa nivele, duhet të gjeni ditën e javës për një datë të dhënë. Në një rast të tillë, klikoni te lista mbi ditën përkatëse të javës.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni nëpër përgjigjet
  • Tasti Hapësirë ose Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Gjeni dorën tuaj të majtë dhe të djathtë
icon leftright.svg difficulty level 2
screenshot leftright

puzzle leftright

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Përcaktoni nëse një dorë është dorë e djathtë apo e majtë.

Synim: Dalloni dorën djathtë dhe të majtë nga pika vështrimi të ndryshme. Përfaqësim hapësinor.

Doracak: Mund të shihni një dorë: është dorë e majtë apo dorë e djathtë? Klikoni mbi butonin e majtë, ose butonin e djathtë, sipas dorës së shfaqur.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti shigjetë majtas: përgjigja dorë majtas
  • Tasti shigjetë djathtas: përgjigja dorë djathtas
Gjeni hollësitë
icon details.svg difficulty level 1
screenshot details

discovery arts details

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini forma te vendet përkatëse.

Doracak: Plotësojeni puzzle-in duke tërhequr çdo copë te ana e vendit përkatës në puzzle.

Falënderime: Figurat janë prej Wikimedia Commons.
  • "Chateau de Chenonceau 2008" by Ra-smit (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Chateau_de_Chenonceau_2008.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Egeskov Slot spejling" by Malene Thyssen (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Egeskov_Slot_spejling.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Eilean Donan castle - 95mm" by Guillaume Piolle (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Eilean_Donan_castle_-_95mm.jpg), CC BY 3.0
  • "DK Fanoe Windmill01" by Cnyborg (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:DK_Fanoe_Windmill01.JPG), CC BY-SA 3.0
  • "Pyramids at Gizah" by Ricardo Liberato (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Pyramids_at_Gizah.jpg), CC BY-SA 2.0
  • "Louvre 2007 02 24 c" by Benh LIEU SONG (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Louvre_2007_02_24_c.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Nagoya Castle(Edit2)" by Base64 (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Nagoya_Castle(Edit2).jpg), CC BY-SA 3.0
  • "NotreDameDeParis" by Sanchezn (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:NotreDameDeParis.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Castle Neuschwanstein" by Softeis (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Castle_Neuschwanstein.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Sydney Opera House - Dec_2008" by David Iliff (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Sydney_Opera_House_-_Dec_2008.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Taj Mahal in March 2004" by Dhirad (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Taj_Mahal_in_March_2004.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Tour Eiffel Wikimedia Commons" by Benh LIEU SONG (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Tour_Eiffel_Wikimedia_Commons.jpg), CC BY-SA 3.0
  • "Tower Bridge London Feb 2006" by David Iliff (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Tower_Bridge_London_Feb_2006.jpg), CC BY-SA 4.0
Gjeni një numër
icon guessnumber.svg difficulty level 3
screenshot guessnumber

math numeration guessnumber

Thib ROMAIN & Timothée Giet

Përshkrim: Ndihmojeni Tux-in të ikë nga shpella, duke gjetur numrin e fshehur.

Parakusht: Numra.

Doracak: Lexoni udhëzimet që ju japin intervalin e numrit për t’u gjetur. Te kuadrati sipër djathtas jepni një numër. Do t’ju thuhet nëse numri juaj është më sipër ose më poshtë se ai që duhet të gjeni. Mandej provoni prapë, deri sa të gjeni përgjigjen e saktë. Largësia me Tux-it dhe anës së djathtë të ekrani tregon se sa larg jeni nga numri që duhet të gjeni. Nëse Tux-i është mbi ose nën qendrën vertikale të ekranit, kjo do të thotë se numri juaj është sipër ose poshtë numrit që duhet të gjeni.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: jepni një numër
  • Tasti Backspace: fshini një numër
Gjeni numrat ngjitur
icon adjacent_numbers.svg difficulty level 1
screenshot adjacent_numbers

math numeration adjacent_numbers

Alexandre Laurent & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni numrat ngjitur që mungojnë.

Synim: Mësoni të renditni numra.

Doracak: Gjeni numrat e kërkuar dhe tërhiqini te vendi përkatës.
Gjeni plotësorin e dhjetës
icon tens_complement_find.svg difficulty level 4
screenshot tens_complement_find

math arithmetic tens_complement_find

Samarth Raj & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni për çdo numër plotësorin për të dhënë dhjetë.

Parakusht: Numra nga 1 deri në 10 dhe mbledhje.

Synim: Mësoni si të gjeni plotësorin e dhjetës.

Doracak: Krijoni dyshe numrash që japin dhjetë. Përzgjidhni një numër te lista, mandej përzgjidhni një vend të zbrazët te një veprim, për ta shpënë atje numrin e përzgjedhur.
Kur të jenë plotësuar krejt rreshtat, shtypni butonin OK që të vlerësohet përgjigja. Nëse disa përgjigje janë të pasakta, te rreshtat përkatës do të shfaqet një ikonë kryqi. Që të ndreqni gabimet, klikoni mbi numrat gabim për t’i hequr dhe përsëritni hapat e mëparshëm.
Gjeni thyesat
icon fractions_find.svg difficulty level 5
screenshot fractions_find

math arithmetic fractions_find

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni numëruesin dhe emëruesin e saktë të thyesës së paraqitur.
Gjuetar fotosh
icon photo_hunter.svg difficulty level 2
screenshot photo_hunter

fun photo_hunter

Stefan Toncu & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni dallimet mes dy fotove.

Synim: Perceptim pamor.

Doracak: Vëzhgoni me kujdes dy figurat. Ka ca dallime të vockla. Kur të gjeni një dallim, duhet të klikoni mbi të.
Goditje dënimi
icon penalty.svg difficulty level 1
screenshot penalty

computer mouse penalty

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Dyklikoni ose prekeni dy herë, në çfarëdo ane të vijës fundore, që të mund të bëni gol.

Doracak: Dyklikoni ose prekeni dy herë, në njërën anë të vijës fundore, që të gjuhet topi. Mund të dyklikoni butonin e majtë, të djathtë ose të mesit të miut. Nëse s’dyklikoni shpejt në mënyrë të mjaftueshme, Tux-i e pret topin. Që të vihet prapë te pozicioni fillestar, duhet ta klikoni.
Guess 24
icon guess24.svg difficulty level 4
screenshot guess24

math arithmetic guess24

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Njehsojeni që të japë 24.

Parakusht: Të jini në gjendje të njehsoni duke përdorur mbledhje, zbritje, shumëzime dhe pjesëtime.

Synim: Mësoni të njehsoni duke përdorur katër veprimet.

Doracak: Përdorni katër numrat me veprimet e dhëna për të prodhuar 24.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni brenda numrave dhe veprimeve
  • Tastet Space, Return ose Enter: përzgjidhni ose shpërzgjidhni vlerën ose veprimin e çastit
  • Taste veprimesh (+, -, *, /): përzgjidhni veprimin
  • Tasti Backspace: ose Delete: anuloni veprimin e fundit
  • Tasti Tab: kaloni nga numrat te veprimet, ose anasjelltas
Historia e Lui Brajit
icon louis-braille.svg difficulty level 4
screenshot louis-braille

sciences history louis-braille

Arkit Vora & Timothée Giet

Përshkrim: Shqyrtoni datat e rëndësishme në jetën e shpikësit të sistemit braj.

Doracak: Lexoni historinë e Lui Brajit, jetëshkrimin e tij dhe shpikjen e sistemit braj. Që të lëvizni mes faqeve të historisë, klikoni butonat Pasuesja dhe E mëparshmja. Në fund, sistemojeni sekuencën sipas radhës kronologjike.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space ose Enter: përzgjidhni një objekt dhe ndryshoni pozicionin e tij

Falënderime: Video për Lui Brajin: <https://www.youtube.com/watch?v=9bdfC2j_4x4>
Instrumente muzikore
icon instruments.svg difficulty level 4
screenshot instruments

discovery music instruments

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Klikoni mbi instrumentet e sakta muzikore.

Synim: Mësoni të dalloni instrumentet muzikore.

Doracak: Klikoni mbi instrumentin e saktë muzikor.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: përsëritni tingullin e instrumentit
Jepini kusurin Tux-it
icon money_back.svg difficulty level 3
screenshot money_back

math money measures money_back

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në përdorimin e monedhave duke i dhënë kusurin Tux-it.

Parakusht: Mund të numëroje.

Synim: Tux-i bleu artikujt të ndryshëm prej jush dhe ju tregon paratë. Duhet t’i ktheni kusur. Në nivele më sipër, shfaqen artikuj të ndryshëm dhe duhet së pari të përllogaritni çmimin gjithsej.

Doracak: Që të paguani, klikoni ose prekni monedhat në fund të ekranit. Nëse doni të hiqni një monedhë ose një bankënotë, klikoni mbi të, ose prekeni, në pjesën e sipërme të ekranit.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni brenda një zone
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: kaloni në pjesën e poshtme ose të sipërme
Jepini kusurin Tux-it, përfshi qindarkat
icon money_back_cents.svg difficulty level 5
screenshot money_back_cents

math money measures money_back_cents

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në përdorimin e monedhave duke i dhënë kusurin Tux-it.

Parakusht: Mund të numëroje.

Synim: Tux-i bleu artikujt të ndryshëm prej jush dhe ju tregon paratë. Duhet t’i ktheni kusur. Në nivele më sipër, shfaqen artikuj të ndryshëm dhe duhet së pari të përllogaritni çmimin gjithsej.

Doracak: Që të paguani, klikoni ose prekni monedhat në fund të ekranit. Nëse doni të hiqni një monedhë ose një bankënotë, klikoni mbi të, ose prekeni, në pjesën e sipërme të ekranit.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni brenda një zone
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: kaloni në pjesën e poshtme ose të sipërme
Kalendar
icon calendar.svg difficulty level 4
screenshot calendar

math measures calendar

Amit Sagtani & Timothée Giet

Përshkrim: Lexoni udhëzimet dhe përzgjidhni datën e saktë te kalendari.

Parakusht: Koncepti i javës, muajit dhe vitit.

Synim: Mësoni si të përdorni një kalendar.

Doracak: Lexoni udhëzimet dhe përzgjidhni datën e saktë te kalendari, mandej vlerësoni përgjigjen tuaj duke klikuar mbi butonin OK.

Në disa nivele, duhet të gjeni ditën e javës për një datë të dhënë. Në një rast të tillë, klikoni te lista mbi ditën përkatëse të javës.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni nëpër përgjigjet
  • Tasti Hapësirë ose Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Kapela e magjistarit
icon magic-hat-plus.svg difficulty level 2
screenshot magic-hat-plus

math arithmetic magic-hat-plus

Thib ROMAIN & Timothée Giet

Përshkrim: Numëroni sa yje gjenden nën kapelën magjike.

Parakusht: Mbledhje.

Synim: Mësoni mbledhje.

Doracak: Klikoni mbi kapelën që të hapet. Sa yje hynë nën të? Numërojini me kujdes. Klikoni te fusha poshtë që të jepni përgjigjen tuaj dhe mbi butonin OK, që ajo të vlerësohet.
Kapela e magjistarit
icon magic-hat-minus.svg difficulty level 2
screenshot magic-hat-minus

math arithmetic magic-hat-minus

Thibaut ROMAIN & Timothée Giet

Përshkrim: Llogaritni sa yje gjenden nën kapelën magjike.

Parakusht: Zbritje.

Synim: Mësoni zbritje.

Doracak: Klikoni mbi kapelën që të hapet. Ca yje hyjnë në të dhe pak yje ikin. Duhet të llogaritni sa yje janë ende nën kapelë. Klikoni në fushën poshtë që të jepni përgjigjen tuaj dhe mbi butonin OK, që ajo të vlerësohet.
Kategorizim
icon categorization.svg difficulty level 4
screenshot categorization

reading vocabulary categorization

Divyam Madaan & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemojini objektet në grupin e saktë dhe jo të saktë.

Parakusht: Mund të tërheqë objekte duke përdorur mi ose ekran me prekje.

Synim: Formoni të menduar konceptual dhe pasuroni dijen.

Doracak: Shihni udhëzimet dhe mandej tërhiqni dhe lini objektet siç kërkohet.
Katër në një vijë (kundër Tux-it).
icon align4.svg difficulty level 2
screenshot align4

strategy align4

Bharath M S & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemoni katër pulla në një vijë.

Synim: Krijoni një vijë me 4 pulla, ose horizontalisht (shtrirë), ose vertikalisht (në këmbë), ose diagonalisht.

Doracak: Luajeni me Tux-in. Klikoni, me radhë, mbi rreshtin në të cilin doni të lihet një pullë. Fiton ai që krijon i pari një rresht me 4 pulla.
Mund të përdorni butonat shigjetë për të përzgjedhur dorazi shkallën e vështirësisë. Tux-i do të luajë më mirë, kur rritni shkallën tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti shigjetë majtas: kalojeni pullën majtas
  • Tasti shigjetë djathtas: kalojeni pullën djathtas
  • Tasti Space ose Shigjetë poshtë: vendoseni pullën
Katër në një vijë (me një shok).
icon align4_2players.svg difficulty level 2
screenshot align4_2players

strategy align4_2players

Bharath M S & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemoni katër pulla në një vijë.

Synim: Krijoni një vijë me 4 pulla, ose horizontalisht (shtrirë), ose vertikalisht (në këmbë), ose diagonalisht.

Doracak: Luajeni me një shok. Klikoni, me radhë, mbi rreshtin në të cilin doni të lihet një pullë. Fiton lojtari i parë që krijon një rresht me 4 pulla.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti shigjetë majtas: kalojeni pullën majtas
  • Tasti shigjetë djathtas: kalojeni pullën djathtas
  • Tasti Space ose Shigjetë poshtë: vendoseni pullën
Klasa gramatikore
icon grammar_classes.svg difficulty level 3
screenshot grammar_classes

reading words grammar_classes

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Identifikoni klasa gramatikore te togfjalëshat e dhënë.

Synim: Mësoni të identifikoni klasa gramatikore.

Doracak: Caktojuni klasat gramatikore të domosdoshme fjalëve korresponduese.
Përzgjidhni prej listës klasën gramatikore, mandej përzgjidhni kutizën në një fjalë dhe caktojini klasën.
Nëse klasa nuk përkon, lëreni kutinë të zbrazët.
Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë sipër dhe poshtë, ose ai Tab: kaloni nga klasa në fjalë dhe anasjelltas
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: përzgjidhni objekte te klasa ose fjalë
  • Tasti Hapësirë: caktojini fjalës së përzgjedhur klasën e përzgjedhur dhe mandej përzgjidhni fjalën pasuese
  • Tasti Backspace: përzgjidhni fjalën e mëparshme
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Klikojeni ose prekeni
icon erase_clic.svg difficulty level 1
screenshot erase_clic

computer mouse erase_clic

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Klikojeni ose prekeni fushën dhe zbuloni sfondin.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh.

Doracak: Klikojeni ose prekni blloqet për t’i bërë të zhduken.
Klikomëni
icon clickgame.svg difficulty level 1
screenshot clickgame

computer mouse clickgame

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Kapni krejt peshqit që notojnë, përpara se të braktisin cisternën.

Parakusht: Mund të lëvizë miun dhe të klikojë te vendi i duhur.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh: lëvizje e dorës me saktësi.

Doracak: Kapni krejt peshqit që lëvizin, duke klikuar mbi ta ose duke i prekur me gishtin tuaj.
Klikoni dhe vizatoni
icon clickanddraw.svg difficulty level 1
screenshot clickanddraw

computer mouse clickanddraw

Emmanuel Charruau & Timothée Giet

Përshkrim: Vizatoni vizatimin duke klikuar mbi pikat e përzgjedhura.

Parakusht: Mund të lëvizë miun dhe të klikojë saktë mbi pika.

Doracak: Vizatoni figurën duke klikuar mbi çdo pikë sipas radhës. Sa herë që përzgjidhet një pikë, shfaqet pasuesja blu.
Klikoni mbi një shkronjë me të vogël
icon click_on_letter.svg difficulty level 2
screenshot click_on_letter

reading letters click_on_letter

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Dëgjoni një shkronjë dhe klikoni mbi të.

Parakusht: Njohje pamore shkronjash.

Synim: Njohje emri shkronje.

Doracak: Shqiptohet një shkronjë. Klikoni mbi shkronjën përkatëse te fusha kryesore. Shkronjën mund ta dëgjoni sërish duke klikuar mbi ikonën e gojës.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: përsëriteni pyetjen
Klikoni mbi një shkronjë të madhe
icon click_on_letter_up.svg difficulty level 2
screenshot click_on_letter_up

reading letters click_on_letter_up

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Dëgjoni një shkronjë dhe klikoni mbi të.

Parakusht: Njohje pamore shkronjash.

Synim: Njohje emri shkronje.

Doracak: Shqiptohet një shkronjë. Klikoni mbi shkronjën përkatëse te fusha kryesore. Shkronjën mund ta dëgjoni sërish duke klikuar mbi ikonën e gojës.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: përsëriteni pyetjen
Kodim relativ shtegu
icon path_encoding_relative.svg difficulty level 1
screenshot path_encoding_relative

discovery logic path_encoding_relative

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni Tux-in përgjatë shtegut, që të mbërrijë te vendi.

Doracak: Përdorni tastet shigjetë që ta lëvizni Tux-in përgjatë shtegut, deri sa të arrijë objektivin.

Drejtimet janë relative ndaj orientimit aktual të Tux-it.

Kjo do të thotë se SIPËR kryen lëvizje përpara, POSHTË lëvizje mbrapsht, MAJTAS kryen lëvizje në të majtë të Tux-it dhe DJATHTAS në të djathtë të Tux-it.

Veprime me tastierë:
  • Shigjeta: drejtime
Kodim shtegu
icon path_encoding.svg difficulty level 1
screenshot path_encoding

discovery logic path_encoding

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni Tux-in përgjatë shtegut, që të mbërrijë te vendi.

Doracak: Përdorni tastet shigjetë që ta lëvizni Tux-in përgjatë shtegut, deri sa të arrijë objektivin.

Drejtimet janë absolute, nuk varen nga orientimi aktual i Tux-it.

Veprime me tastierë:
  • Shigjeta: drejtime
Kompozim në piano
icon piano_composition.svg difficulty level 2
screenshot piano_composition

discovery music piano_composition

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni se si funksionon tastiera e pianos dhe se si shkruhen notat në një pentagram.

Parakusht: Familjarizim me marrëveshje emërtimi notash.

Synim: Zhvilloni një kuptim të kompozimit muzikor dhe shtoni interesin në krijim muzike me një tastierë pianoje. Kjo veprimtari mbulon mjaft aspekte themelore të muzikës, por rreth kompozimit muzikor ka shumë më tepër për të eksploruar. Nëse ju pëlqen kjo veprimtari, por dëshironi mjete më të thelluara, provoni të shkarkoni Minuet (https://minuet.kde.org/), një software me burim të hapët, për edukim muzikor, ose MuseScore (https://musescore.org), një mjet me burim të hapët për shkrim muzike.

Doracak: Kjo veprimtari ka disa nivele, me secilin që shton një funksion të ri te i mëparshmi.
  • Niveli 1: Tastierë elementare pianoje (funksionojnë vetëm tastet e bardhë), ku përdoruesi mund të eksperimentojë duke klikuar tastet katrorë të ngjyrosur për të shkruar muzikë.
  • Niveli 2: Pentagrami kalohet nën çelësin e basit, ndaj notat janë më poshtë se sa niveli i mëparshëm.
  • Niveli 3: Mundësi për të zgjedhur mes çelësi të basit dhe atij të solit, shtim i tasteve të zeza (tastet diez).
  • Niveli 4: Nota bemol përdorur për tastet e zeza.
  • Niveli 5: Mundësia për të përzgjedhur kohën e një note (e plotë, gjysmë, çerek, të teta).
  • Niveli 6: Shtim i pauzave (të plota, gjysma, të katërta, të teta).
  • Niveli 7: Ruani kompozimet tuaja dhe ngarkoni melodi të paracaktuara ose të ruajtura.
Kontroll me tastierë:
  • Shifra nga 1 te 7: tastet e bardha
  • F2 deri në F7: taste të zeza
  • Tasti Space: luajeni
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: kaloni një oktavë më poshtë ose më sipër
  • Tasti Backspace:zhbëjeni
  • Tasti Delete: fshini notën e përzgjedhur ose gjithçka

Falënderime: Kodi origjinal i sintetizatorit është prej https://github.com/vsr83/miniSynth
Kontrolloni tubin
icon followline.svg difficulty level 1
screenshot followline

computer mouse followline

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Zjarrfikësit i duhet të ndalë zjarrin, por tubi është i bllokuar.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh të imëta.

Doracak: Lëvizeni treguesin e miut ose gishtin tuaj sipër drynit që tregohet si një pjesë e kuqe te tubi. Kjo do të sjellë lëvizjen e tij, pjesë pas pjese, deri te zjarri. Kujdes, nëse dilni jashtë tubit, dryni do të kthehet atje ku qe në fillim.
Krahasoni numra
icon comparator.svg difficulty level 2
screenshot comparator

math numeration comparator

Aastha Chauhan , Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Krahasoni numrat dhe zgjidhni shenjën përgjegjëse.

Synim: Mësoni si të krahasoni vlera numrash.

Doracak: Përzgjidhni një dyshe numrash te lista. Mandej përzgjidhni simbolin e saktë të krahasimit për këtë dyshe. Kur çdo rresht të ketë një simbol, përzgjidhni butonin OK që të vlerësohen përgjigjet.

Nëse disa nga përgjigjet janë të pasakta, te rreshtat përgjegjës do të shfaqet një ikonë kryqi. Ndreqni gabimet, mandej përzgjidhni sërish butonin OK.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Sipër dhe Poshtë: përzgjidhni te lista një dyshe numrash
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: përzgjidhni një buton simboli
  • Tasti hapësirë: nëse është përzgjedhur një buton simboli, fut këtë simbol
  • Tasti Return: vlerësoji përgjigjet
  • <, > ose =: fut simbolin përkatës
Krejt lojërat për kujtesë veprimesh
icon memory-math-add-minus-mult-div.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-add-minus-mult-div

math memory arithmetic memory-math-add-minus-mult-div

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një veprim të përputhet me përfundimin e tij.

Parakusht: Mbledhje, zbritje, shumëzime, pjesëtime.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje, zbritje, shumëzime, pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim, ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Krejt lojërat për kujtesë veprimesh, kundër Tux-it
icon memory-math-add-minus-mult-div-tux.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-add-minus-mult-div-tux

math memory arithmetic memory-math-add-minus-mult-div-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një veprim të përputhet me përfundimin e tij, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Mbledhje, zbritje, shumëzime, pjesëtime.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje, zbritje, shumëzime, pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim, ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Krijoni thyesa
icon fractions_create.svg difficulty level 5
screenshot fractions_create

math arithmetic fractions_create

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Në ekran shfaqet një formë e ndarë në pjesë të barabarta.
Përzgjidhni numrin e duhur të pjesëve, siç përshkruhet te udhëzimet.
Kronos
icon chronos.svg difficulty level 1
screenshot chronos

sciences history chronos

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini objekte që të sajoni historinë.

Parakusht: Tregoni një histori të shkurtër.

Synim: Renditini fotot sipas rendit që rrëfen historinë.

Doracak: Zgjidhni fotot anash dhe vendosini te pikat në rendin e duhur. Mandej, klikoni mbi butonin OK, që të shihni vlerësimin për përgjigjen tuaj.

Falënderime: Fotoja e Hënës është e drejtë kopjimi e NASA-s. Figurat e transporteve janë e drejtë kopjimi e Franck Doucet-it. Datat e Transporteve bazohen në ato të gjetura në <https://www.wikipedia.org>.
Kulla e Hanoit
icon hanoi_real.svg difficulty level 5
screenshot hanoi_real

discovery logic hanoi_real

Amit Tomar & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni kullën në anën e djathtë.

Synim: Synimi i lojës është të kalohet krejt grumbulli te një tjetër kunj, duke iu nënshtruar rregullave vijuese:
mund të lëvizet vetëm një disk në herë
një disk s’mund të vendoset mbi një disk më të vogël

Doracak: Merrni dhe lini pjesët sipër fare nga një kunj në një tjetër, që të riprodhoni kullën fillestare në të majtë te kunji i djathtë.

Falënderime: Puzzle-i u shpik nga matematikani frëng Edouard Lucas, më 1883-shin. Ka një legjendë rreth një tempulli hindu, priftërinjtë e të cilit merreshin pa pushim me lëvizjen e një grupi prej 64 disqeve sipas rregullave të puzzle-it Kulla e Hanoit. Sipas legjendës, botës do t’i vinte fundi, kur priftërinjtë të kishin mbaruar punë. Ndaj njihet edhe si puzzle-i i Kullës së Brahmës. S’është e qartë nëse e shpiku Lucas-këtë legjendë apo u frymëzua prej saj. (burimi Wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Tower_of_hanoi)
Kulla e Hanoit e Thjeshtuar
icon hanoi.svg difficulty level 2
screenshot hanoi

discovery logic hanoi

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Riprodhoni kullën e dhënë.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Riformoni kullën te zona e zbrazët djathtas.

Doracak: Tërhiqni dhe Lini një pjesë të sipërme në herë, nga njëra kullë te tjetra, që kullën ta riprodhoni djathtas te zona e zbrazët.

Falënderime: Koncept i huazuar nga lojëra EPI.
Kutia e drejtpeshimit
icon balancebox.svg difficulty level 2
screenshot balancebox

mobile fun balancebox

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni topin te dera duke lëvizur kutinë.

Synim: Ushtroni aftësi lëvizjeje të imët dhe numërim elementar.

Doracak: Shpjereni topin te dera. Hapni sytë mos ta bëni të bjerë në vrimat. Që të shkyçet dera, te kutia duhen prekur butona të numërtuar kontaktesh sipas radhës së duhur. Topin mund ta lëvizni duke ndryshuar pjerrësinë e pajisjes tuaj celulare. Në desktop përdorni tastet shigjetë që të simuloni ndryshim pjerrësie.

Te menuja e rregullimeve të veprimtarive mund të zgjidhni grupin parazgjedhje të nivelit “I brendshëm” ose një që e përcaktoni ju vetë ('Përdorues'). Që të krijoni një grup niveli, përzgjidhni grupin e nivelit 'user' dhe mandej hapni përpunuesin e niveleve duke klikuar mbi butonin përkatës.

Te përpunuesi i niveleve mund të krijoni nivelet tuaj. Zgjidhni një nga mjetet e përpunimit te ana, që të ndryshoni kuti harte të nivelit të tanishëm aktiv te përpunuesi:
  • Kryqi: spastroje plotësisht kutinë e hartës
  • Mur Horizontal: shtoni/hiqni një mur horizontal në skajin e poshtëm të një kutize
  • Mur Vertikal: shtoni/hiqni një mur vertikal në skajin e djathtë të një kutize
  • Vrimë: shtoni/hiqni një vrimë në një kutizë
  • Top: caktoni vendin fillestar të topit
  • Derë: Caktoni vendin e derës
  • Kontakt: shtoni/hiqni një buton kontakti. Me numëratorin mund të ndryshoni vlerën e butonit të kontaktit. S’është e mundur të caktohet një vlerë më shumë se një herë në një hartë.
Për krejt mjetet (hiq mjetin e spastrimit), klikimi mbi një kuti këmben veprimin: Një element mund të vendoset duke klikuar në një kuti të zbrazët, dhe po të klikohet sërish mbi të njëjtën kuti, mund ta hiqni.

Një nivel të ndryshuar mund ta provoni duke klikuar mbi butonin “Provojeni”, në anë të pamjes së përpunuesit. Mund të ktheheni mbrapsht nga mënyra e provimit duke klikuar mbi butonin Home te shtylla, ose duke shtypur tastin Esc në tastierën tuaj, ose duke shtypur tastin Mbrapsht në pajisjen tuaj celulare.

Nivelin që po përpunohet aktualisht mund ta ndryshoni te përpunuesi duke përdorur butonat shigjetë te shtylla. Duke u rikthyer te përpunuesi, mund të vazhdoni të përpunoni nivelin e tanishëm dhe ta testoni sërish, nëse duhet.Kur të jetë përfunduar niveli juaj, mund ta ruani te një kartelë duke klikuar mbi butonin “Ruaje” anash.

Që të ktheheni te rregullimet e veprimtarisë, klikoni mbi butonin e Kreut, te shtylla, ose shtypni tastin Esc në tastierën tuaj, ose butonin Mbrapsht në pajisjen tuaj celulare.

Më në fund, që të ngarkoni nivelin tuaj, klikoni mbi butonin “Ngarko nivele të ruajtur”.
Këmbeni plotësorin e dhjetës
icon tens_complement_swap.svg difficulty level 4
screenshot tens_complement_swap

math arithmetic tens_complement_swap

Samarth Raj & Timothée Giet

Përshkrim: Këmbeni numrat për të krijuar dyshe që japin dhjetë.

Parakusht: Numra nga 1 deri në 30 dhe mbledhje.

Synim: Mësoni si të përdorni plotësorin e dhjetës, për të optimizuar renditjen e numrave në një veprim.

Doracak: Krijoni dyshe numrash që japin dhjetë brenda çdo dysheje kllapash. Përzgjidhni një numër, mandej përzgjidhni një numër tjetër të të njëjtit veprim për t’u ndërruar vendet. Kur të jenë plotësuar krejt rreshtat, shtypni butonin OK, që të vlerësohen përgjigjet. Nëse disa përgjigje janë të pasakta, te rreshtat përkatës do të shfaqet një ikonë kryqi. Ndreqni përgjigjet, mandej shtypni sërish butonin OK.
Kërkim ari
icon mining.svg difficulty level 1
screenshot mining

computer mouse mining

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Përdorni rrotëzën e miut që t’i afroheni damarit shkëmbor dhe të kërkoni për copën me ar.

Parakusht: Duhet të jeni i familjarizuar me lëvizjen e miut dhe klikimeve përmes tij.

Synim: Mësoni të përdorni rrotëzën e miut ose gjestin për zmadhim/zvogëlim, ose të pickimit për të njëjtin efekt.

Doracak: Po të vini re te damari, mund të shihni një xixëllim diku. Afrojuni xixëllimit dhe përdorni rrotëzën e miut pse gjestet për zmadhim/zvogëlim, për ta zmadhuar pamjen. Kur mbërrini në nivelin maksimum të zmadhimit, te pozicioni i xixëllimit do të shfaqet një copë ar. Klikoni mbi të që ta mblidhni.

Pas mbledhjes së copës, përdorni rrotëzën e miut ose pickimin në ekrani me prekje, që të bëni zvogëlim të pamjes. Kur mbërrini në nivelin minimum, do të shfaqet një tjetër xixëllim, për t’ju treguar copën tjetër të arit që duhet të mblidhni. Mblidhni aq sa duhet për të plotësuar nivelin.

Vagoni në cepin e poshtëm djathtas të ekranit do t’ju tregojë numrin e copave të mbledhura tashmë dhe numrin gjithsej për t’u mbledhur në këtë nivel.

Falënderime: Faleminderit të ekipit të Tuxpaint-it për dhënien e tingujve vijues nën GPL:
  • realrainbow.ogg - përdorur kur shfaqet një copë e re ari
  • metalpaint.wav - ripërzierë dhe përdorur kur merret një copë ari
Labirint
icon maze.svg difficulty level 1
screenshot maze

fun maze maze

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Ndihmojeni Tux-in që të dalë nga ky labirint.

Doracak: Përdorni tastet shigjetë ose fërkimin në ekran që ta shpini Tux-in te dera.

Në nivelet e para, Tux-i lëviz pa kokëçarje, në hap për çdo kërkesë lëvizjeje nga ju, nëpër labirint.

Për labirinte më të mëdhenj, ka një mënyrë speciale ecjeje, e quajtur “mënyra turru”. Nëse është aktivizuar mënyra turru. Tux-i do të turret vetvetiu, deri sa të gjendet para një degëzimi dhe juve ju duhet të vendosni sipas cilës udhë të shkojë më tej.

Se është aktivizuar apo jo kjo mënyrë, mund ta shihni duke vëzhguar këmbët e Tux-it: Nëse Tux-i është zbathur, “mënyra turru” është e çaktivizuar. Dhe nëse ka mbathur këpucë sportive të kuqe, “mënyra turru” është e aktivizuar.

Në nivele më të larta, mënyra turru do të jetë vetiu e aktivizuar. Nëse doni të përdorni këtë veçori në nivele më poshtë, ose nëse doni ta çaktivizoni për nivelet e përparuara, klikoni mbi ikonën “zbathur/atlete” në cepin e sipërm majtas në ekran që të kaloni/dilni nga mënyra turru.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
Labirint i padukshëm
icon mazeinvisible.svg difficulty level 4
screenshot mazeinvisible

fun maze mazeinvisible

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Udhëhiqeni Tux-in që të dalë nga labirinti i padukshëm.

Doracak: Përdorni tastet shigjetë ose fërkoni ekranin që të shpini Tux-in te dera. Përdorni ikonën e labirintit, ose tastin e hapësirës, që të kaloni nga mënyra e dukshme në atë të padukshme, ose anasjelltas. Mënyra e dukshme thjesht ju jep një tregim të pozicionit tuaj, si një hartë. Nuk e lëvizni dot Tux-in nën mënyrën e dukshme.

Në nivelet e para, Tux-i lëviz pa kokëçarje, në hap për çdo kërkesë lëvizjeje nga ju, nëpër labirint.

Për labirinte më të mëdhenj, ka një mënyrë speciale ecjeje, e quajtur “mënyra turru”. Nëse është aktivizuar mënyra turru. Tux-i do të turret vetvetiu, deri sa të gjendet para një degëzimi dhe juve ju duhet të vendosni sipas cilës udhë të shkojë më tej.

Se është aktivizuar apo jo kjo mënyrë, mund ta shihni duke vëzhguar këmbët e Tux-it: Nëse Tux-i është zbathur, “mënyra turru” është e çaktivizuar. Dhe nëse ka mbathur këpucë sportive të kuqe, “mënyra turru” është e aktivizuar.

Në nivele më të larta, mënyra turru do të jetë vetiu e aktivizuar. Nëse doni të përdorni këtë veçori në nivele më poshtë, ose nëse doni ta çaktivizoni për nivelet e përparuara, klikoni mbi ikonën “zbathur/atlete” në cepin e sipërm majtas në ekran që të kaloni/dilni nga mënyra turru.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti hapësirë: kaloni nga mënyra e padukshme në të dukshmen, ose anasjelltas
Labirint programimi
icon programmingMaze.svg difficulty level 3
screenshot programmingMaze

fun programmingMaze

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Kjo veprimtari i mëson Tux-it të programojë, për të mbërritur synimin e vet duke përdorur udhëzime të thjeshta si “shko përpara”, “kthehu majtas” ose “kthehu djathas”.

Parakusht: Mund të lexojë udhëzime dhe të mendojë logjikisht si të gjejë një shteg.

Synim: Tux-i është i uritur. Ndihmojeni të gjejë peshk duke e programuar për te pika e duhur në akull.

Doracak: Zgjidhni udhëzimet prej menusë dhe renditini në mënyrë që ta drejtoni Tux-in drejt synimit të tij.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni brenda zonës së përzgjedhur
  • Tastet shigjetë Sipër dhe Poshtë: zmadhoni ose zvogëloni numrin e përsëritjeve të qerthullit, nëse zona e qerthullit është e përzgjedhur
  • Tasti Space: përzgjidhni një udhëzim ose shtojeni udhëzimin e përzgjedhur te fusha e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit
  • Tasti Tab: hidhuni nga fusha e udhëzimeve te ajo e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit dhe anasjelltas
  • Tasti Delete: hiqeni udhëzimin e përzgjedhur nga fusha e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit
  • Tasti Enter: xhironi kodin ose kthejeni Tux-in në fillim, kur s’arrin të mbërrijë te peshku

Që të shtoni një udhëzim te fusha e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit, përzgjidheni te fusha e udhëzimeve, mandej kaloni te fusha e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit dhe shtypni tastin Space.

Që të ndryshoni një udhëzim te fusha e kodit kryesor/e procedurës/qerthullit, përzgjidheni që prej saj, mandej kaloni te fusha e udhëzimeve, zgjidhni një udhëzim të ri dhe shtypni tastin Space.
Labirint relativ
icon mazerelative.svg difficulty level 3
screenshot mazerelative

fun maze mazerelative

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Ndihmojeni Tux-in të dalë nga ky labirint (lëvizjet janë relative).

Doracak: Përdorni tastet shigjetë ose fërkimin në ekran që ta shpini Tux-in te dera.

Në këtë labirint, lëvizjet janë relative (në vetë të parë). Tastet shigjetë majtas dhe djathtas përdoren për t’u kthyer majtas ose djathtas dhe tasti shigjetë për sipër për të ecur përpara.

Në nivelet e para, Tux-i lëviz pa kokëçarje, në hap për çdo kërkesë lëvizjeje nga ju, nëpër labirint.

Për labirinte më të mëdhenj, ka një mënyrë speciale ecjeje, e quajtur “mënyra turru”. Nëse është aktivizuar mënyra turru. Tux-i do të turret vetvetiu, deri sa të gjendet para një degëzimi dhe juve ju duhet të vendosni sipas cilës udhë të shkojë më tej.

Se është aktivizuar apo jo kjo mënyrë, mund ta shihni duke vëzhguar këmbët e Tux-it: Nëse Tux-i është zbathur, “mënyra turru” është e çaktivizuar. Dhe nëse ka mbathur këpucë sportive të kuqe, “mënyra turru” është e aktivizuar.

Në nivele më të larta, mënyra turru do të jetë vetiu e aktivizuar. Nëse doni të përdorni këtë veçori në nivele më poshtë, ose nëse doni ta çaktivizoni për nivelet e përparuara, klikoni mbi ikonën “zbathur/atlete” në cepin e sipërm majtas në ekran që të kaloni/dilni nga mënyra turru.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni majtas dhe djathtas
  • Shigjeta Poshtë: kthehuni mbrapsht
  • Shigjeta Sipër: shkoni përpara
Lexoni një vijë të shkallëzuar
icon graduated_line_read.svg difficulty level 1
screenshot graduated_line_read

math numeration graduated_line_read

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Lexoni vlera në një vijë të shkallëzuar.

Parakusht: Lexim dhe renditje numrash.

Synim: Mësoni si të lexoni një vijë të shkallëzuar.

Doracak: Përdorni pjesën numerike të tastierës, ose vetë tastierën për të dhënë vlerën përkatëse te vendi i duhur në vijën e shkallëzuar.
Kontroll me tastierë:
  • Shifra: jepni shifra
  • Tasti Backspace: fshini shifrën e fundit
  • Tasti Delete: zeroni përgjigjen tuaj
  • Tasti Hapësirë, Return ose Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Llambushka dyore
icon binary_bulb.svg difficulty level 3
screenshot binary_bulb

sciences experiment binary_bulb

Rajat Asthana & Timothée Giet

Përshkrim: Kjo veprimtari ju ndihmon të mësoni konceptin e shndërrimit nga sistemi dhjetor i numrave në sistemin dyor të numrave.

Parakusht: Sistemi dhjetor i numrave.

Synim: Për t’u familjarizuar me sistemin dyor të numrave.

Doracak: Ndizni llambushkat e duhura që të formohet dyori i një numri të dhënë nga sistemi dhjetor. Kur ta keni bërë, shtypni OK.
Loja e futbollit
icon football.svg difficulty level 1
screenshot football

fun football

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Goditeni topin për në portë.

Synim: Goditeni topin që të kalojë pas portierit në të djathtë.

Doracak: Hiqni një vijë duke filluar nga topi, që të ujdisni shpejtësinë dhe drejtimin dhe, që të bëhet goditja, lëreni treguesin të lirë.
Loja klasike e të varurit
icon hangman.svg difficulty level 5
screenshot hangman

keyboard reading words hangman

Rajdeep kaur & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni shkronjat e një fjale të dhënë.

Synim: Ky është një ushtrim i mirë për të përmirësuar aftësi leximi dhe shqiptimi.

Doracak: Shkronjat mund t’i jepni duke përdorur tastierën virtuale në ekran, ose përmes tastierës fizike.

Nëse është aktivizuar mundësia “Shfaqe figurën për t’u gjetur, si ndihmë”, pas çdo gabimi, do të zbulohet një pjesë e figurës që përfaqëson fjalën.

Nëse është aktivizuar mundësia “Shqiptoji fjalët që duhen gjetur…” dhe zëri përkatës është instaluar, do të dëgjoni fjalën që duhet të gjeni, kur ju mbeten edhe tre përpjekje.
Loja pesëmbëdhjetësh
icon fifteen.svg difficulty level 5
screenshot fifteen

discovery logic fifteen

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizni çdo objekt për të rikrijuar figurën.

Synim: Sistemoni copat në rendin e duhur.

Doracak: Klikoni ose tërhiqni cilëndo pjesë në krah të hapësirës së zbrazët dhe do të kalojë te hapësira e zbrazët.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjeta: e kalojnë një pjesë te hapësira e zbrazët.
Loja puzzle tangram
icon tangram.svg difficulty level 3
screenshot tangram

puzzle tangram

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Synimi është ndërtohet një formë e caktuar.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë. Tangram (Në kinezçe: fjalë për fjalë, “7 copat dinake”) është një puzzle kinez. Teksa thuhet shpesh se tangrami është i lashtë, ekzistenca e tij është verifikuar nga 1800-a e tëhu. Përbëhet nga 7 copa, të quajtura tan, të cilat, tok, formojnë një katror; Duke konsideruar brinjën e katrorit si 1 njësi, 7 pjesët përmbajnë:
5 trekëndësha kënddrejtë dybrinjënjëshëm, përfshi:
- 2 të vegjël (brinjët √2/4)
- 1 mesatar (brinjët 1/2)
- 2 të mëdhenj (brinjët √2/2)
1 katror (me brinjë √2/4) dhe
1 paralelogram (me brinjët 1/2 dhe √2/4)

Doracak: Lëvizeni një pjesë duke e tërhequr. Në elementët që mbulojnë simetri ndaj një boshti, shfaqet një buton simetrie. Klikoni mbi butonin e rrotullimit ose tërhiqeni rrotull që të rrotullohet copa e zgjedhur. Për të kuptuar më lehtë lëvizjet te tangrami, ushtrohuni me veprimtarinë “Puzzle Çiliminjsh”.
Lojë kujtese mbledhjesh
icon memory-math-add.svg difficulty level 3
screenshot memory-math-add

math memory arithmetic memory-math-add

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një mbledhje të përputhet me përfundimin e saj.

Parakusht: Mbledhje.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një mbledhje, ose një përfundim. Duhet të përputhni mbledhjet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese mbledhjesh dhe zbritjesh, kundër Tux-it
icon memory-math-add-minus-tux.svg difficulty level 4
screenshot memory-math-add-minus-tux

math memory arithmetic memory-math-add-minus-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një mbledhje ose një zbritje të përputhet me përfundimin e saj, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Mbledhje dhe zbritje.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje dhe zbritje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim (mbledhje ose zbritje), ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese mbledhjesh dhe zbritjesh, kundër Tux-it
icon memory-math-add-minus.svg difficulty level 4
screenshot memory-math-add-minus

math memory arithmetic memory-math-add-minus

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një mbledhje ose një zbritje të përputhet me përfundimin e saj.

Parakusht: Mbledhje dhe zbritje.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje dhe zbritje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim (mbledhje ose zbritje), ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese mbledhjesh, kundër Tux-it
icon memory-math-add-tux.svg difficulty level 3
screenshot memory-math-add-tux

math memory arithmetic memory-math-add-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një mbledhje të përputhet me përfundimin e saj, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Mbledhje.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një mbledhje, ose një përfundim. Duhet të përputhni mbledhjet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese me figura
icon memory.svg difficulty level 1
screenshot memory

fun memory memory

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që të gjeni dyshet me përputhje.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Stërvitni kujtesën tuaj dhe hiqni krejt letrat.

Doracak: Çdo letër ka një figurë në anën e fshehur dhe çdo letër ka një binjake me po atë figurë. Klikoni mbi një kartë që të shihni figurën e fshehur në të, dhe provoni të gjeni binjaket. Mund të ktheni në anë tjetër vetëm dy letra në herë, ndaj ju duhet të mbani mend ku ishte një figurë, ndërkohë që kërkoni për binjaken e saj. Kur keni kthyer në anë tjetër binjaket, zhduken që të dyja nga ekrani.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur

Falënderime:
  • "Card Flip" by f4ngy, (https://freesound.org/people/f4ngy/sounds/240776/), CC BY 3.0
Lojë kujtese me figura, kundër Tux-it
icon memory-tux.svg difficulty level 1
screenshot memory-tux

fun memory memory-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni letrat në anën tjetër, që të gjeni dyshet me përputhje, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Stërvitni kujtesën tuaj dhe hiqni krejt letrat.

Doracak: Çdo letër ka një figurë në anën e fshehur dhe çdo letër ka një binjake me po atë figurë. Klikoni mbi një kartë që të shihni figurën e fshehur në të, dhe provoni të gjeni binjaket. Mund të ktheni në anë tjetër vetëm dy letra në herë, ndaj ju duhet të mbani mend ku ishte një figurë, ndërkohë që kërkoni për binjaken e saj. Kur keni kthyer në anë tjetër binjaket, zhduken që të dyja nga ekrani.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese numrash
icon memory-wordnumber.svg difficulty level 3
screenshot memory-wordnumber

math numeration memory-wordnumber

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni letrat në anë tjetër për të përputhur një numër me emrin e tij.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Lexim numrash, kujtesë.

Doracak: Çdo letër fsheh ose një numër (shkruar në shifra), ose një emër numri (shkruan në fjalë). Duhet të përputhni numrat me emrat e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese numërimesh
icon memory-enumerate.svg difficulty level 2
screenshot memory-enumerate

math numeration memory-enumerate

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që të përputhet një numër me një figurë.

Synim: Stërvitje numërimi, kujtese.

Doracak: Secila kartë fsheh një figurë me një numër objektesh, ose një numër. Duhet të përputhni numrat me figurat përkatëse.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese pjesëtimesh
icon memory-math-div.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-div

math memory arithmetic memory-math-div

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një pjesëtim të përputhet me përfundimin e tij.

Parakusht: Pjesëtime

Synim: Ushtrohuni në pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një pjesëtim, ose një përfundim. Duhet të përputhni pjesëtimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese pjesëtimesh, kundër Tux-it
icon memory-math-div-tux.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-div-tux

math memory arithmetic memory-math-div-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një pjesëtim të përputhet me përfundimin e tij, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Pjesëtime.

Synim: Ushtrohuni në pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një pjesëtim, ose një përfundim. Duhet të përputhni pjesëtimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese përshoqërimi shkronjash të vogla a të mëdha
icon memory-case-association.svg difficulty level 2
screenshot memory-case-association

reading letters memory-case-association

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që të gjeni të njëjtën shkronjë shkruar me të mëdha dhe me të vogla.

Parakusht: Njohje alfabetesh.

Synim: Mësim i shkronjave të vogla dhe të mëdha, kujtesë.

Doracak: Çdo letër fsheh një shkronjë, të vogël ose të madhe. Duhet të përputhni shkrimin me të vogla ose me të mëdha të së njëjtës shkronjë.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese përshoqërimi shkronjash të vogla a të mëdha, kundër Tux-it
icon memory-case-association-tux.svg difficulty level 2
screenshot memory-case-association-tux

reading letters memory-case-association-tux

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që të gjeni të njëjtën shkronjë shkruar me të mëdha dhe me të vogla, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Njohje alfabetesh.

Synim: Mësim i shkronjave të vogla dhe të mëdha, kujtesë.

Doracak: Çdo letër fsheh një shkronjë, të vogël ose të madhe. Duhet të përputhni shkrimin me të vogla ose me të mëdha të së njëjtës shkronjë.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese shumëzimesh
icon memory-math-mult.svg difficulty level 5
screenshot memory-math-mult

math memory arithmetic memory-math-mult

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një shumëzim të përputhet me përfundimin e tij.

Parakusht: Shumëzime.

Synim: Ushtrohuni në pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një shumëzim, ose një përfundim. Duhet të përputhni shumëzimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese shumëzimesh dhe pjesëtimesh
icon memory-math-mult-div.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-mult-div

math memory arithmetic memory-math-mult-div

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një shumëzim ose një pjesëtime të përputhet me përfundimin e tij.

Parakusht: Shumëzime, pjesëtime.

Synim: Ushtrohuni në shumëzime dhe pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim (shumëzim ose pjesëtim), ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese shumëzimesh dhe pjesëtimesh, kundër Tux-it
icon memory-math-mult-div-tux.svg difficulty level 6
screenshot memory-math-mult-div-tux

math memory arithmetic memory-math-mult-div-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një shumëzim ose pjesëtim të përputhet me përfundimin e tij, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Shumëzime, pjesëtime.

Synim: Ushtrohuni në shumëzime dhe pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një veprim (shumëzim ose pjesëtim), ose një përfundim. Duhet të përputhni veprimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese shumëzimesh, kundër Tux-it
icon memory-math-mult-tux.svg difficulty level 5
screenshot memory-math-mult-tux

math memory arithmetic memory-math-mult-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një shumëzim të përputhet me përfundimin e tij, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Shumëzime.

Synim: Ushtrohuni në pjesëtime.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një shumëzim, ose një përfundim. Duhet të përputhni shumëzimet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese tingujsh, kundër Tux-it
icon memory-sound-tux.svg difficulty level 2
screenshot memory-sound-tux

discovery memory music memory-sound-tux

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni letrat në anën tjetër, që të përputhen dyshet e tingujve, duke luajtur kundër Tux-it.

Synim: Stërvitni kujtesën tuaj zanore.

Doracak: Për çdo letër do të luhet një tingull, kur kthehet në anën tjetër dhe çdo letër ka një binjake me po atë tingull. Klikoni mbi një kartë që të dëgjoni tingullin e fshehur dhe provoni të gjeni binjaket. Mund të ktheni në anë tjetër vetëm dy letra në herë, ndaj ju duhet të mbani mend ku ishte një tingull, ndërkohë që kërkoni për binjakun e tij. Kur keni kthyer në anë tjetër binjaket, zhduken që të dyja nga ekrani.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese zanore
icon memory-sound.svg difficulty level 2
screenshot memory-sound

discovery memory music memory-sound

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni letrat në anën tjetër, që të përputhen dyshet e tingujve.

Synim: Stërvitni kujtesën tuaj zanore.

Doracak: Për çdo letër do të luhet një tingull, kur kthehet në anën tjetër dhe çdo letër ka një binjake me po atë tingull. Klikoni mbi një kartë që të dëgjoni tingullin e fshehur dhe provoni të gjeni binjaket. Mund të ktheni në anë tjetër vetëm dy letra në herë, ndaj ju duhet të mbani mend ku ishte një tingull, ndërkohë që kërkoni për binjakun e tij. Kur keni kthyer në anë tjetër binjaket, zhduken që të dyja nga ekrani.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese zbritjesh
icon memory-math-minus.svg difficulty level 4
screenshot memory-math-minus

math memory arithmetic memory-math-minus

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një zbritje të përputhet me përfundimin e saj.

Parakusht: Zbritje.

Synim: Ushtrohuni në zbritje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një zbritje, ose një përfundim. Duhet të përputhni zbritjet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë kujtese zbritjesh, kundër Tux-it
icon memory-math-minus-tux.svg difficulty level 4
screenshot memory-math-minus-tux

math memory arithmetic memory-math-minus-tux

JB BUTET & Timothée Giet

Përshkrim: Ktheni në anën tjetër letrat, që një zbritje të përputhet me përfundimin e saj, duke luajtur kundër Tux-it.

Parakusht: Zbritje.

Synim: Ushtrohuni në zbritje.

Doracak: Secila kartë fsheh ose një zbritje, ose një përfundim. Duhet të përputhni zbritjet me përfundimet e tyre.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: kthe në anën tjetër letrën e përzgjedhur
Lojë puzzle me blloqe të lëvizshëm
icon traffic.svg difficulty level 2
screenshot traffic

discovery logic traffic

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Nxirreni makinën e kuqe nga parkimi përmes daljes në të djathtë.

Doracak: Çdo automjet mund të lëvizë ose vetëm horizontalisht, ose vetëm vertikalisht. Që makina e kuqe të kalojë përmes portës në të djathtë, duhet të hapni vend.

Falënderime:
  • "Car Start Engine" by henrique85n, (https://freesound.org/people/henrique85n/sounds/160442/), CC BY 3.0, extract
Lokalizoni rajonin
icon geo-country.svg difficulty level 2
screenshot geo-country

sciences geography geo-country

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini diku rajonet që të plotësohen hartat e vendeve.

Doracak: Tërhiqni dhe lini rajone të ndryshme të vendit te pozicioni i tyre i saktë, që të plotësohet harta.
Lokalizoni vendet
icon geography.svg difficulty level 2
screenshot geography

sciences geography geography

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini diku objekte që të plotësohet harta.

Doracak: Tërhiqni dhe lini copat e hartës te vendi i saktë i tyre, që të plotësohet harta.
Luani damë (kundër Tux-it)
icon checkers.svg difficulty level 4
screenshot checkers

strategy checkers

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Versioni në GCompris është ai ndërkombëtar i damës.

Synim: Përlani krejt pullat e kundërshtarit tuaj para se ai të përlajë tuajat.

Doracak: Dama luhet me dy kundërshtarë, në anë të kundërt të fushës së damës. Njëri lojtar ka pullat e errëta; tjetri ka pullat e çelëta. Lojtarët luajnë me radhë. Një lojtar s’mund të lëvizë një pullë të kundërshtarit. Lëvizje do të thotë të lëvizësh një pullë në mënyrë diagonale te një kuti ngjitur e pazënë. Nëse kutia ngjitur përmban një pullë të kundërshtarit dhe kutia menjëherë pas saj është e lirë, pulla mund të përlahet (dhe të hiqet nga loja) duke e kapërcyer.
Përdoren vetëm kutitë e errëta të fushës. Një pullë mund të lëvizë vetëm në mënyrë diagonale te një kuti e pazënë. Përlarja është e detyrueshme. Lojtari që mbetet pa pulla, ose që s’mund të lëvizë, ngaqë është bllokuar, humb lojën.
Kur një ushtar mbërrin rreshtin e mbretit (rreshti më i largët përpara), bëhet mbret dhe kjo tregohet përmes një pulle shtesë që vihet sipër ushtarit dhe fiton fuqi shtesë, përfshi këtu aftësinë për të lëvizur së prapthi. Nëse ka një pullë në një diagonale që mbreti mund ta përlajë, ai mund të lëvizë në çfarëdo largësie te diagonalja dhe mund të përlajë një pullë të kundërshtarit sado larg, duke kapërcyer mbi çfarëdo kutish të pazëna menjëherë pas saj.
Mund të përdorni butonat shigjetë për të përzgjedhur dorazi shkallën e vështirësisë. Tux-i do të luajë më mirë, kur rritni shkallën tuaj.

Falënderime: Libraria për damën është draughts.js <https://github.com/shubhendusaurabh/draughts.js>. Doracaku është prej wikipedia-s <https://en.wikipedia.org/wiki/Draughts>
Luani damë (me një shok)
icon checkers_2players.svg difficulty level 4
screenshot checkers_2players

strategy checkers_2players

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Versioni në GCompris është ai ndërkombëtar i damës.

Synim: Përlani krejt pullat e kundërshtarit tuaj para se ai të përlajë tuajat.

Doracak: Dama luhet me dy kundërshtarë, në anë të kundërt të fushës së damës. Njëri lojtar ka pullat e errëta; tjetri ka pullat e çelëta. Lojtarët luajnë me radhë. Një lojtar s’mund të lëvizë një pullë të kundërshtarit. Lëvizje do të thotë të lëvizësh një pullë në mënyrë diagonale te një kuti ngjitur e pazënë. Nëse kutia ngjitur përmban një pullë të kundërshtarit dhe kutia menjëherë pas saj është e lirë, pulla mund të përlahet (dhe të hiqet nga loja) duke e kapërcyer.
Përdoren vetëm kutitë e errëta të fushës me kuti. Një pullë mund të lëvizë vetëm në mënyrë diagonale te një kuti e pazënë. Përlarja është e detyrueshme. Lojtari që mbetet pa pulla, ose që s’mund të lëvizë, ngaqë është bllokuar, humb lojën.
Kur një ushtar mbërrin rreshtin e mbretit (rreshti më i largët përpara), bëhet mbret, dhe kjo tregohet përmes një pulle shtesë që vihet sipër ushtarit, dhe fiton fuqi shtesë, përfshi këtu aftësinë për të lëvizur së prapthi. Nëse ka një pullë në një diagonale që mbreti mund ta përlajë, ai mund të lëvizë në çfarëdo largësie te diagonalja, dhe mund të përlajë një pullë të kundërshtarit sado larg, duke kapërcyer mbi çfarëdo kutish të pazëna menjëherë pas saj.

Falënderime: Libraria për damën është draughts.js <https://github.com/shubhendusaurabh/draughts.js>. Doracaku është prej wikipedia-s <https://en.wikipedia.org/wiki/Draughts>
Luani në piano
icon play_piano.svg difficulty level 1
screenshot play_piano

discovery music play_piano

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim:

Parakusht: Njohje me shkrimin e muzikës dhe pentagramin muzikor.

Synim: Kuptoni si mund të luajë tastiera e pianos muzikë të shkruar në pentagram.

Doracak: Në pentagram luhen disa nota. Klikoni mbi tastet e tastierës që përputhen me notat në pentagram.
Në nivelet 1 deri në 5 do të praktikoni nota në çelësin e solit dhe në nivelet 6 deri në 10 do të praktikoni nota në çelësin e basit.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Space: luajeni
  • Shifra nga 1 te 7: tastet e bardha
  • F2 deri në F7: taste të zeza
  • Tasti Backspace ose Delete: zhbëjeni

Falënderime: Kodi origjinal i sintetizatorit është prej https://github.com/vsr83/miniSynth
Luani ouare (kundër Tux-it)
icon oware.svg difficulty level 2
screenshot oware

strategy oware

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Luani lojën (strategjie) Ouare kundër Tux-it.

Synim: Loja fillon me katër fara në fole. Synimi i lojës është të kapen më shumë fara se sa ato të kundërshtarit. Meqë loja përmban vetëm 48 fara, kapja e 25 farave është e mjaftueshme për të fituar lojën. Meqë ka një numër çift farash, është e mundur që loja të përfundojë në barazim, kur çdo lojtar ka kapur 24.

Doracak: Lojtarët lëvizin farat me radhë. Kur ka radhën, një lojtar zgjedh një nga gjashtë foletë që ka nën kontroll. Lojtari i heq krejt farat prej asaj foleje dhe i shpërndan ato, duke lënë një të tillë në çdo fole, sipas kahut kundërorar duke nisur nga ajo fole. Foleja nga fillohet është përherë e zbrazët; nëse përmbante 12 (ose më shumë) fara, ajo anashkalohet dhe fara e dymbëdhjetë vendoset në folenë pasuese.

Kapje farash ndodh kur një lojtar e shpie numrin e një foleje të kundërshtarit saktësisht dy ose tre, me farën e fundit që mbolli pas radhës së tij. Kjo sjell përherë kapje të farave në folenë përkatëse dhe mundet edhe më tepër: nëse fara para të fundit shpuri një fole të kundërshtarit në dy ose tre fara, edhe këto kapen, e me radhë, deri sa mbërrihet në një fole që nuk përmban dy ose tre fara, ose që s’i përket kundërshtarit. Farat e kapura vendosen te foleja e pikëve të lojtarit. Por, nëse një lëvizje do të sillte kapjen e krejt farave të një kundërshtari, kapja falet, ngaqë kjo do ta pengonte kundërshtarin të vazhdojë lojën dhe farat lihen te vendi i lojës.

Nëse foletë e një kundërshtari janë të tëra të zbrazëta, lojtari që ka radhën duhet të bëjë një lëvizje që i jep kundërshtarit fara. Nëse s’ka lëvizje të tillë të mundshme, lojtari që ka radhën fiton krejt farat në territorin e vet, duke i dhënë fund lojës.
Luani ouare (me një shok)
icon oware_2players.svg difficulty level 2
screenshot oware_2players

strategy oware_2players

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Luani me një shok lojën Ouare, një lojë strategjie.

Synim: Loja fillon me katër fara në fole. Synimi i lojës është të kapen më shumë fara se sa ato të kundërshtarit. Meqë loja përmban vetëm 48 fara, kapja e 25 farave është e mjaftueshme për të fituar lojën. Meqë ka një numër çift farash, është e mundur që loja të përfundojë në barazim, kur çdo lojtar ka kapur 24.

Doracak: Lojtarët lëvizin farat me radhë. Kur ka radhën, një lojtar zgjedh një nga gjashtë foletë që ka nën kontroll. Lojtari i heq krejt farat prej asaj foleje dhe i shpërndan ato, duke lënë një të tillë në çdo fole, sipas kahut kundërorar duke nisur nga ajo fole. Foleja nga fillohet është përherë e zbrazët; nëse përmbante 12 (ose më shumë) fara, ajo anashkalohet dhe fara e dymbëdhjetë vendoset në folenë pasuese.

Kapje farash ndodh kur një lojtar e shpie numrin e një foleje të kundërshtarit saktësisht dy ose tre, me farën e fundit që mbolli pas radhës së tij. Kjo sjell përherë kapje të farave në folenë përkatëse dhe mundet edhe më tepër: nëse fara para të fundit shpuri një fole të kundërshtarit në dy ose tre fara, edhe këto kapen, e me radhë, deri sa mbërrihet në një fole që nuk përmban dy ose tre fara, ose që s’i përket kundërshtarit. Farat e kapura vendosen te foleja e pikëve të lojtarit. Por, nëse një lëvizje do të sillte kapjen e krejt farave të një kundërshtari, kapja falet, ngaqë kjo do ta pengonte kundërshtarin të vazhdojë lojën dhe farat lihen te vendi i lojës.

Nëse foletë e një kundërshtari janë të tëra të zbrazëta, lojtari që ka radhën duhet të bëjë një lëvizje që i jep kundërshtarit fara. Nëse s’ka lëvizje të tillë të mundshme, lojtari që ka radhën fiton krejt farat në territorin e vet, duke i dhënë fund lojës.
Luani ritëm
icon play_rhythm.svg difficulty level 1
screenshot play_rhythm

discovery music play_rhythm

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim:

Parakusht: Të kuptuar i thjeshtë i ritmit muzikor.

Synim: Mësoni si të ndiqni me përpikëri një ritëm.

Doracak: Dëgjoni ritmin që luhet. Kur të jeni gati, klikoni mbi tamburin duke ndjekur të njëjtin ritëm. Nëse klikoni në kohët e duhura, do të luhet një ritëm tjetër. Nëse jo, duhet të provoni sërish.
Nivelet me numër tek shfaqin një vijë vertikale në pentagram që ndjek ritmin: klikoni mbi tamburin kur vija është në mes të notave.
Nivelet çift janë më të vështirë, ngaqë s’ka vijë vertikale. Duhet të lexoni gjatësinë e notave dhe të luani ritmin sipas tyre. Mundeni edhe të klikoni mbi metronomin që të dëgjoni notat katërshe, si referencë.
Klikoni mbi butonin e ringarkimit, nëse doni që ritmi të luhet sërish.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Hapësirë: klikoni mbi tambur
  • Tasti Return ose Enter: riluhet ritmi
  • Tastet shigjetë Sipër dhe Poshtë: rriteni ose zvogëlojeni kohën e ritmit
  • Tasti Tab: Nisni ose ndalni metronomin, nëse është i dukshëm
Luani shah (kundër Tux-it)
icon chess.svg difficulty level 6
screenshot chess

strategy chess

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim:

Doracak: Në këtë veprimtari njiheni me lojën e shahut, duke luajtur kundër kompjuterit. Veprimtaria shfaq pozicionet e mundshme për lëvizje për çfarëdo guri të përzgjedhur, çka i ndihmon fëmijët të kuptojnë se si lëvizin gurët e shahut. Në nivelin e parë, kompjuteri është plotësisht kuturu, për t’u dhënë më tepër shanse fëmijëve. Dora-dorës që rritet niveli, kompjuteri luan më mirë. Mund të përdorni butonat shigjetë për të përzgjedhur dorazi nivelin e vështirësisë.

Mund të arrini kapjen mat më shpejt, nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta:
Përpiquni ta shpini mbretin e kundërshtarit tuaj në qoshe.
Shpjegim: në këtë mënyrë, mbreti i kundërshtarit tuaj do të kishte vetëm 3 drejtime lëvizjeje, në vend se 8 prej nga një pozicion më i mirë.
“Bërja e një kurthi”. Përdorni ushtarët tuaj si karrem.
Shpjegim: në këtë mënyrë mund ta joshni kundërshtarin tuaj larg “zonës së rehatisë” së tij.
Bëni durim.
Shpjegim: mos u nxitoni shumë shpejt, jini i duruar. Jepini kohë vetes të mendoheni pakëz dhe përpiquni të parashikoni lëvizjet e ardhshme të kundërshtarit tuaj, që të mund ta kapni ose të siguroni gurët tuaj nga sulmet e tij.

Një klikim mbi butonin e zhbërjes do të zhbëjë një lëvizje. Një klikim mbi butonin e ribërjes do të ribëjë një lëvizje. Për të zhbërë krejt lëvizjet, shtypni dhe mbani të shtypur butonin për 3 sekonda.

Falënderime: Mekanizmi i lojës së shahut është ai p4wn <https://github.com/douglasbagnall/p4wn>.
Luani shah (me një shok)
icon chess_2players.svg difficulty level 6
screenshot chess_2players

strategy chess_2players

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim:

Doracak: Në këtë veprimtari njiheni me lojën e shahut, duke luajtur kundër një shoku. Veprimtaria shfaq pozicionet e mundshme për lëvizje për çfarëdo guri të përzgjedhur, çka i ndihmon fëmijët të kuptojnë se si lëvizin gurët e shahut.

Mund të arrini kapjen mat më shpejt, nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta:
Të përpiqeni ta shpini mbretin e kundërshtarit tuaj në qoshe.
Shpjegim: në këtë mënyrë, mbreti i kundërshtarit tuaj do të kishte vetëm 3 drejtime lëvizjeje, në vend se 8 prej nga një pozicion më i mirë.
“Bërja e një kurthi”. Përdorni ushtarët tuaj si karrem.
Shpjegim: në këtë mënyrë mund ta joshni kundërshtarin tuaj larg “zonës së rehatisë” së tij.
Bëni durim.
Shpjegim: mos u nxitoni shumë shpejt, jini i duruar. Jepini kohë vetes të mendoheni pakëz dhe provoni të parashikoni lëvizjet e ardhshme të kundërshtarit tuaj, që të mund ta kapni ose të siguroni gurët tuaj nga sulmet e tij.

Një klikim mbi butonin e zhbërjes do të zhbëjë një lëvizje. Një klikim mbi butonin e ribërjes do të ribëjë një lëvizje. Për të zhbërë krejt lëvizjet, shtypni dhe mbani të shtypur butonin për 3 sekonda.
Lëvizni miun, ose prekni ekranin (në tablet)
icon erase.svg difficulty level 1
screenshot erase

computer mouse erase

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni miun ose prekni ekranin që të fshini fushën dhe të zbuloni sfondin.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh.

Doracak: Lëvizni miun ose prekni ekranin te blloqet për t’i bërë që të zhduken.

Falënderime:
  • "Alpaca" by Dietmar Rabich / Wikimedia Commons (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:D%C3%BClmen,_B%C3%B6rnste,_Alpakas_--_2020_--_5338.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Pollinationn" by aussiegall (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Pollinationn.jpg), CC BY 2.0, changes: cropping, sharpening
  • "Butterfly" by © 2014 Jee & Rani Nature Photography (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Parantica_aglea_at_Nayikayam_Thattu.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: non-linear rescaling, cropping, sharpening
  • "Calf" by Basile Morin (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Close-up_photograph_of_a_calf%27s_head_looking_at_the_viewer_with_pricked_ears_in_Don_Det_Laos.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Camels" by Alexandr frolov (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Camelus_bactrianus_in_western_Mongolia_02.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Caterpillar" by Ivar Leidus (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Papilio_machaon_-_Daucus_carota_-_Keila.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Chamaeleo chamaeleon Samos Griechenland" by Benny Trapp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:BennyTrapp_Chamaeleo_chamaeleon_Samos_Griechenland.jpg), CC BY 3.0, changes: cropping, sharpening
  • "Cheetah" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Cheetah_(Acinonyx_jubatus)_female_2.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Dolphin" by טל שמע (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Eilat_Dolphin_Reef_(3).jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening, removed a few spots
  • "Flying fox" by Andrew Mercer (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Grey_headed_flying_fox_-_AndrewMercer_IMG41848.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening, removed a few spots
  • "Hylobates lar - Kaeng Krachan WB" by JJ Harrison (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Hylobates_lar_-_Kaeng_Krachan_WB.jpg), CC BY 3.0, changes: cropping
  • "Goat" by JoachimKohlerBremen (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Walliser_Schwarzhalsziege,_Belalp_2014.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Gorilla" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mountain_gorilla_(Gorilla_beringei_beringei)_female_2.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Gosling" by Stephan Sprinz (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Graugans-G%C3%B6ssel_(anser_anser)_im_Naturschutzgebiet_Wagbachniederung.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Heron" by Stephan Sprinz (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Purpurreiher_(ardea_purpurea)_im_Flug_-_NSG_Wagbachniederung_1.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping
  • "Horse" by Eatcha (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Zaniskari_Horse_in_Ladakh.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "A posing kitten" by GalgenTX (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:A_posing_kitten_(Flickr).jpg), CC BY 2.0, changes: cropping, colour adjustment, sharpening
  • "Long nosed monkey" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Proboscis_monkey_(Nasalis_larvatus)_female_and_baby.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Macaque" by PJeganathan (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Bonnet_macaques_in_anaimalai_hills_JEG2730.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Meerkats" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Meerkat_(Suricata_suricatta)_Tswalu.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Northern harrier" by Frank Schulenburg (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Female_northern_harrier_in_flight-1142.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Nubian ibex" by Rhododendrites (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Juvenile_Nubian_ibex_in_Mitzpe_Ramon_(40409).jpg), CC BY-SA 4.0, changes: non-linear rescaling, cropping, sharpening
  • "Penguin" Photo: Gordon Leggett / Wikimedia Commons (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:2019-03-03_Chinstrap_penguin_on_Barrientos_Island,_Antarctica.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: non-linear rescaling, cropping, sharpening
  • "Rhinoceros" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Indian_rhinoceros_(Rhinoceros_unicornis)_4.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Spoonbills" by Ryzhkov Sergey (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:%D0%9A%D0%BE%D1%81%D0%B0%D1%80%D1%96_%D0%B2_%D0%B4%D0%B5%D0%BB%D1%8C%D1%82%D1%96_%D0%94%D1%83%D0%BD%D0%B0%D1%8E.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Squirrel" by Роман Наумов (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:%D0%91%D1%96%D0%BB%D0%BA%D0%B0_%D0%BD%D0%B0_%D0%B4%D0%B5%D1%80%D0%B5%D0%B2%D1%96_%D0%B2_%D0%B4%D0%B5%D0%BD%D0%B4%D1%80%D0%BE%D0%BF%D0%B0%D1%80%D0%BA%D1%83_%D0%9E%D0%BB%D0%B5%D0%BA%D1%81%D0%B0%D0%BD%D0%B4%D1%80%D1%96%D1%8F.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Swans" by Charles J. Sharp (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mute_swans_(Cygnus_olor)_and_cygnets.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
  • "Toucan" by LG Nyqvist (https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Pteroglossus_torquatus_Costa_Rica.jpg), CC BY-SA 4.0, changes: cropping, sharpening
Mbledhje me numra dhjetorë
icon learn_decimals_additions.svg difficulty level 5
screenshot learn_decimals_additions

math arithmetic learn_decimals_additions

Mariam Fahmy & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni mbledhje me numra dhjetorë.

Synim: Mësoni mbledhje me numra dhjetorë, duke numëruar sa katrorë duhen që të paraqitet përfundimi.

Doracak: Shfaqet një mbledhje me dy numra dhjetorë. Tërhiqeni shigjetën që të përzgjidhni një pjesë të shtyllës, mandej tërhiqeni pjesën e përzgjedhur te zona e zbrazët. Përsëritini këto hapa deri sa numri i shtyllave të lëna te zona t’i përkojë përfundimit të mbledhjes, mandej klikoni mbi butonin OK që të vlerësohet përgjigja juaj.

Nëse përgjigja është e saktë, shtypni përfundimin përkatës dhe klikoni mbi butonin OK, që të kontrollohet përgjigja juaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
  • Numra: shtypni përfundimin
Mbledhje numrash
icon algebra_plus.svg difficulty level 3
screenshot algebra_plus

math addition arithmetic algebra_plus

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në mbledhjen e numrave.

Parakusht: Mbledhje e thjeshtë. Mund të kuptojë numrat e shkruar.

Synim: Mësoni si të gjeni shumën e dy numrave brenda një periudhe kufizuar kohe.

Doracak: Në ekran shfaqet një mbledhje. Gjeni shpejt përfundimin dhe përdorni tastierën e kompjuterit ose atë në ekran që ta shtypni. Duhet të jeni i shpejtë dhe ta parashtroni përgjigjen përpara se pinguinët me balonën e tyre të zbresin në tokë!

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
  • Tasti Backspace: fshini shifrën e fundit në përgjigjen tuaj
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Melodi
icon melody.svg difficulty level 2
screenshot melody

discovery memory music melody

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Riprodhoni një sekuencë zanore.

Parakusht: Lëvizni dhe klikoni miun.

Synim: Veprimtari stërvitjeje veshi.

Doracak: Dëgjoni sekuencën e tingujve që luhet dhe përsëriteni duke klikuar mbi notat e ksilofonit. Duke klikuar mbi butonin e përsëritjes, mund të dëgjoni sërish sekuencën e tingujve.
Montoni puzzle-in
icon paintings.svg difficulty level 1
screenshot paintings

discovery arts puzzle paintings

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini pjesët që të rindërtohen vizatimet origjinale.

Parakusht: Përdorim i miut: lëvizje, tërheqje objektesh dhe lënie e tyre diku.

Synim: Përfaqësim hapësinor.

Doracak: Tërhiqni pjesët te vendi i duhur që të rindërtohet vizatimi.
Mosbarazime Gnumch
icon gnumch-equality.svg difficulty level 3
screenshot gnumch-equality

math arithmetic gnumch-equality

Manuel Tondeur & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni Ngrënësin e Numrave te shprehja që është baras me numrin në fund të ekranit.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje, shumëzim, pjesëtim dhe zbritje.

Doracak: Shpjereni Ngrënësin e Numrave te shprehja që është baras me numrin në fund të ekranit.

Nëse keni një tastierë, mund të përdorni tastet shigjetë për të lëvizur dhe të shtypni tastin hapësirë për të gëlltitur numrat. Me një mi, mund të klikoni mbi bllokun në krah të pozicionit tuaj që të lëvizni dhe të klikoni sërish për të gëlltitur numrat. Me një ekran me prekje mund të veproni si me miun, ose ta fërkoni kudo qoftë për kah drejtimi nga doni të lëvizet dhe ta prekni që të gëlltiten numrat.

Hapni sytë t’u shmangeni Gogolëve.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: gëlltitni numra
Mosbarazime Gnumch
icon gnumch-inequality.svg difficulty level 3
screenshot gnumch-inequality

math arithmetic gnumch-inequality

Manuel Tondeur & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni Ngrënësin e Numrave te krejt shprehjet që s’janë baras me numrin në fund të ekranit.

Synim: Ushtrohuni në mbledhje, zbritje, shumëzim dhe pjesëtim.

Doracak: Nëse keni një tastierë, mund të përdorni tastet shigjetë për të lëvizur dhe të shtypni tastin hapësirë për të gëlltitur numrat. Me një mi, mund të klikoni mbi bllokun në krah të pozicionit tuaj që të lëvizni dhe të klikoni sërish për të gëlltitur numrat. Me një ekran me prekje mund të veproni si me miun, ose ta fërkoni kudo qoftë për kah drejtimi nga doni të lëvizet dhe ta prekni që të gëlltiten numrat.

Hapni sytë t’u shmangeni Gogolëve.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: gëlltitni numra
Mësoni mbledhje
icon learn_additions.svg difficulty level 2
screenshot learn_additions

math arithmetic learn_additions

Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni mbledhje me numra të vegjël.

Synim: Mësoni mbledhje përmes numërimit të përfundimit.

Doracak: Në skenë shfaqet një mbledhje. Përllogaritni përfundimin, plotësoni numrin përkatës të rrathëve dhe vlerësoni përgjigjen tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhi ose shpërzgjidhni një qark
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Mësoni numrat dhjetorë
icon learn_decimals.svg difficulty level 5
screenshot learn_decimals

math numeration learn_decimals

Mariam Fahmy & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni numra dhjetorë me numra të vegjël.

Synim: Mësoni numrat dhjetorë duke numëruar se sa katrorë duhen për të paraqitur numrin dhjetor.

Doracak: Shfaqet një numër dhjetor. Tërhiqeni shigjetën që të përzgjidhni një pjesë të shtyllës, mandej tërhiqeni pjesën e përzgjedhur të shtyllës te zona e zbrazët. Përsëritini këto hapa deri sa numri i shtyllave të lëna te zona t’i përkojë numrit dhjetor të shfaqur. Mandej klikoni mbi butonin OK që të vlerësohet përgjigja juaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Mësoni sahatin
icon clockgame.svg difficulty level 2
screenshot clockgame

math measures clockgame

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni si të rrëfeni orën në një sahat analog.

Parakusht: Koncepti i kohës.

Synim: Mësoni njësitë e kohës (orë, minuta dhe sekonda). Caktoni kohën në një sahat analog.

Doracak: Vëreni sahatin sa koha e dhënë. Tërhiqni akrepat që të kontrolloni njësitë përkatëse. Akrepi më i shkurtër tregon orët, një pak më i gjatë tregon minutat dhe më i gjati tregon sekondat.
Mësoni sasi
icon learn_quantities.svg difficulty level 1
screenshot learn_quantities

math numeration learn_quantities

Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni të paraqitni një sasi objektesh.

Synim: Mësoni sasitë, duke numëruar sa portokaj duhen për të paraqitur sasinë e kërkuar.

Doracak: Kërkohet një sasi. Tërhiqeni shigjetën që të përzgjidhni një numër portokajsh, mandej tërhiqini portokajtë e përzgjedhur te zona e zbrazët. Përsëritini këta hapa deri sa numri i portokajve të lënë t’i përkojë sasisë së kërkuar. Mandej klikoni mbi butonin OK që të vlerësohet përgjigja juaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Mësoni zbritje
icon learn_subtractions.svg difficulty level 2
screenshot learn_subtractions

math arithmetic learn_subtractions

Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni zbritje me numra të vegjël.

Synim: Mësoni zbritje përmes numërimit të përfundimit.

Doracak: Në skenë shfaqet një zbritje. Përllogaritni përfundimin, plotësoni numrin përkatës të rrathëve dhe vlerësoni përgjigjen tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhi ose shpërzgjidhni një qark
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Ndani copa kallamsheqeri
icon share.svg difficulty level 2
screenshot share

math arithmetic share

Stefan Toncu & Timothée Giet

Përshkrim: Përpiquni t’i ndani copat e kallamsheqerit mes një numri të dhënë fëmijësh.

Parakusht: Mësoni si të numëroni.

Synim: Mësoni pjesëtim numrash.

Doracak: Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran: së pari, tërhiqni numrin e dhënë të djemve/vajzave në qendër, mandej tërhiqni copat e kallamsheqerit te kuadrati i çdo fëmije.
Nëse ka mbetje, duhet ta vendosni brenda vazos së sheqerkave, pasi ta keni vënë këtë te fusha.
Ndërtoni të njëjtin model
icon crane.svg difficulty level 2
screenshot crane

puzzle crane

Stefan Toncu & Timothée Giet

Përshkrim: Vëreni vinçin në lëvizje dhe kopjoni modelin.

Parakusht: Përdorim miu/tastiere.

Synim: Praktikoni bashkërendim lëvizjesh.

Doracak: Lëvizini objektet te korniza blu që pozicioni për to të përputhet me pozicionin e tyre te korniza e modelit. Që të përzgjidhni një objekt, thjesht klikoni mbi të. Anash vinçit do të gjeni katër shigjeta që ju lejojnë të lëvizni objektin e përzgjedhur. Këtë mund ta bëni edhe duke fërkuar (ekranin me prekje) për sipër/poshtë/majtas/djathtas.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni elementin e përzgjedhur
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni elementin pasues
Ngjyra
icon colors.svg difficulty level 1
screenshot colors

reading color vocabulary colors

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Klikoni mbi ngjyrën e duhur.

Parakusht: Identifikim ngjyrash.

Synim: Kjo veprimtari ju mëson si të dalloni ngjyra të ndryshme.

Doracak: Dëgjoni ngjyrën dhe klikoni mbi rosën përkatëse.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një përgjigje
  • Tasti Tab: përsëriteni pyetjen
Ngjyra të mëtejshme
icon advanced_colors.svg difficulty level 6
screenshot advanced_colors

reading colors vocabulary advanced_colors

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Përzgjidhni fluturën me ngjyrën e saktë.

Parakusht: Mund të lexojë.

Synim: Mësoni të dalloni ngjyra jo të rëndomta.

Doracak: Do të shihni flutura me ngjyra të ndryshme që vallëzojnë dhe një pyetje. Duhet të gjeni fluturën e duhur dhe ta prekni.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
Ngjyrim grafikësh
icon graph-coloring.svg difficulty level 1
screenshot graph-coloring

discovery logic graph-coloring

Akshat Tandon & Timothée Giet

Përshkrim: Ngjyroseni grafikun që dy nyje të njëpasnjëshme të mos kenë të njëjtën ngjyrë.

Parakusht: Aftësi për të dalluar ngjyra/forma të ndryshme, kuptimin e pozicioneve.

Synim: Mësoni të dalloni ngjyra/forma të ndryshme dhe mësoni rreth pozicionesh relative.

Doracak: Vendosni te grafiku ngjyra/forma në mënyrë që dy nyja ngjitur të mos kenë të njëjtën ngjyrë. Përzgjidhni një nyjë, mandej përzgjidhni një objekt te lista që ta vendosni te nyja.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni
  • Tasti Space: përzgjidhni një element
Njihuni me kodin Ndërkombëtar Mors
icon morse_code.svg difficulty level 3
screenshot morse_code

reading letters morse_code

Souradeep Barua , Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni si të komunikoni me kodin Ndërkombëtar Mors.

Parakusht: Njohuri alfabetesh dhe numrash.

Synim: Në kodin Ndërkombëtar Mors duhet të dërgoni dhe merrni shkronja dhe numra.

Doracak: Ju kërkohet ose të dërgoni një mesazh në kodin Mors, ose ta shndërroni mesazhin e marrë më kod Mors në shkronja dhe shifra. Që të mësoni kodin Mors, mund t’i hidhni një sy tabelës së përkthimit që përmban kodin për krejt shkronjat dhe shifrat.
Njihuni me sistemin Braj
icon braille_alphabets.svg difficulty level 5
screenshot braille_alphabets

reading letters braille braille_alphabets

Arkit Vora & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni dhe mbani mend sistemin Braj.

Synim: Lërini fëmijët të zbulojnë sistemin Braj.

Doracak: Skena ka tre ndarje: një kuti braj ndërvepruese, një udhëzim që ju thotë cilën shenjë të riprodhoni dhe, sipër, shenjat braj për t’i përdorur si referencë. Çdo nivel ju mëson një grup prej 10 shenjash. Riprodhoni te kutia ndërvepruese braj shenjën e kërkuar.

Tabelën braj mund ta hapni duke klikuar te ikona blu e kutisë braj.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: 1 deri në 6 përzgjidhni/shpërzgjidhni pikat përkatëse
  • Tasti Hapësirë: hapni ose mbyllni hartën braj
Një përpunues teksti për çiliminj
icon baby_wordprocessor.svg difficulty level 1
screenshot baby_wordprocessor

computer keyboard reading letters baby_wordprocessor

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Një përpunues fjalësh i thjeshtuar, për t’i lënë fëmijët të luajnë me një tastierë dhe të shohin shkronja.

Synim: Njihuni me tastierën dhe shkronjat.

Doracak: Thjesht shtypni te tastiera e njëmendtë ose ajo virtuale, si në një përpunues tekstesh.
Klikimi mbi butonin 'Titull' do ta bëjë tekstin më të madh. Në mënyrë të ngjashme, butoni 'Nëntitull' do ta bëjë tekstin pakëz më të vogël. Klikimi mbi 'Paragraf' do ta heqë formatimin.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni brenda tekstit
  • Tastet Shift + Shigjetë: përzgjidhni një pjesë të tekstit
  • Tastet Ctrl + A: përzgjidhni krejt tekstin
  • Tastet Ctrl + C: kopjoni tekstin e përzgjedhur
  • Tastet Ctrl + X: Prijeni tekstin e përzgjedhur
  • Tastet Ctrl + V: ngjitni tekstin e kopjuar ose të prerë
  • Tastet Ctrl + D: fshini tekstin e përzgjedhur
  • Tastet Ctrl + Z: zhbëjeni
  • Tastet Ctrl + Shift + Z: ribëjeni
Një veprimtari e thjeshtë vizatimi
icon simplepaint.svg difficulty level 1
screenshot simplepaint

fun simplepaint

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Krijoni vizatimin tuaj.

Synim: Thelloni aftësitë krijuese.

Doracak: Përzgjidhni një ngjyrë dhe ngjyrosini drejtkëndëshat sipas dëshirës, që të krijoni një vizatim.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: vizatoni
  • Tasti Tab: kaloni nga përzgjedhësi i ngjyrave te fusha e vizatimit dhe anasjelltas
Numra me domino
icon smallnumbers2.svg difficulty level 2
screenshot smallnumbers2

math numeration smallnumbers2

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Numëroni numrin te dominoja, para se të mbërrijë përtokë.

Parakusht: Aftësi numërimi.

Synim: Numëroni një numër brenda një kohe të kufizuar.

Doracak: Shtypni numrin që shihni në çdo domino që bie.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
Numra me zare
icon smallnumbers.svg difficulty level 2
screenshot smallnumbers

computer keyboard math numeration smallnumbers

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Numëroni numrin e pikave te zari, para se të mbërrijë përtokë.

Parakusht: Aftësi numërimi.

Synim: Numëroni numrin e pikave brenda një kohe të kufizuar.

Doracak: Shtypni numrin e pikave që shihni në çdo zar që bie.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
Numra romakë
icon roman_numerals.svg difficulty level 4
screenshot roman_numerals

sciences history roman_numerals

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim:

Synim: Mësoni si të lexoi numra romakë dhe si të bëni shndërrime nga të tillë në numra arabë dhe anasjelltas.

Doracak: Numrat romakë janë një sistem numerik që e ka origjinën në Romën e lashtë dhe mbeti një mënyrë e zakonshme shkrimi numrash nëpër Evropë deri në Mesjetën e Vonë. Numrat në këtë sistem përfaqëson nga një ndërthurje shkronjash nga alfabeti latin.
Mësoni rregullat si të lexoni numra romakë dhe ushtrohuni në shndërrimin e tyre në numra arabë dhe anasjelltas. Klikoni mbi butonin OK që të vlerësoni përgjigjen tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni numra arabë
  • Shkronja: shtypni numra romakë (me I, V, X, L, C, D dhe M)
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Numra sipas radhe
icon planegame.svg difficulty level 2
screenshot planegame

math numeration planegame

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni helikopterin që të kapë retë duke ndjekur radhën e duhur.

Synim: Stërvitje numërimi.

Doracak: Kapni retë në rend rritës. Me një tastierë, përdorni tastet shigjetë që të lëvizni helikopterin. Me një pajisje për klikim, thjesht klikoni mbi ose prekni vendndodhjen e dëshiruar. Që të dini se cilin numër duhet të kapni, ose mbajeni mend, ose shiheni numrin në cepin e poshtëm djathtas.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni helikopterin
Numra çift dhe tek
icon numbers-odd-even.svg difficulty level 2
screenshot numbers-odd-even

math numeration numbers-odd-even

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni helikopterin për të kapur retë që kanë numra çift ose tek.

Synim: Stërvitje numërimi.

Doracak: Kapni retë me një numër tek ose çift, në rendin e duhur. Përmes tastierës, përdorni tastet shigjetë që të lëvizni helikopterin. Me një pajisje që lëviz kursorin në ekran, thjesht klikoni mbi, ose prekni, vendndodhjen e synuar. Që të dini cilin numër duhet të kapni, ose e mbani mend, ose e shihni numrin në cepin e poshtëm djathtas.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni helikopterin
Numëroni dhe ngjyrosni rrathët
icon learn_digits.svg difficulty level 1
screenshot learn_digits

math numeration learn_digits

Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni shifrat nga 0 te 9.

Synim: Mësoni shifrat duke numëruar vlerën e tyre përkatëse.

Doracak: Në ekran shfaqet një shifër. Plotësoni numrin përkatës të rrathëve dhe vlerësoni përgjigjen tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhi ose shpërzgjidhni një qark
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
  • Tasti Tab: thojeni shifrën sërish
Numëroni intervale
icon reversecount.svg difficulty level 2
screenshot reversecount

math numeration reversecount

Emmanuel Charruau & Timothée Giet

Përshkrim: Tux-i është i uritur. Ndihmojeni të gjejë peshk duke numëruar për deri te pika e duhur në akull.

Parakusht: Mund të lexojë numra në një domino.

Synim: Tux-i është i uritur. Ndihmojeni të gjejë peshk duke numëruar për deri te pika e duhur në akull.

Doracak: Klikoni mbi dominonë që të tregoni se sa copa akulli ka mes Tux-it dhe peshkut. Klikoni mbi dominonë me butonin e djathtë të miut që të hiqen pikë nga dominoja. Kur të keni mbaruar, klikoni mbi butonin OK, ose shtypni tastin Enter.
Numëroni objektet
icon enumerate.svg difficulty level 2
screenshot enumerate

math numeration enumerate

Thib ROMAIN & Timothée Giet

Përshkrim: Vendosini elementët në mënyrën më të mirë për t’i numëruar.

Parakusht: Numërim elementar.

Synim: Stërvitje numërimi.

Doracak: Së pari, sistemojini objektet si duhet, që të mund t’i numëroni. Mandej klikoni mbi një objekt te lista e përgjigjeve në pjesën e sipërme majtas dhe jepni përmes tastierës përgjigjen e duhur.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Up: përzgjidhni objektin pasues
  • Tasti Down: përzgjidhni objektin e mëparshëm
  • Shifra: jepni përgjigjen tuaj për objektin e përzgjedhur
  • Tasti Enter: vlerësoni përgjigjen tuaj (nëse si mundësi për “Vlerësoni përgjigjet” është caktuar “Butoni OK”)
Nëntësh (kundër Tux-it)
icon nine_men_morris.svg difficulty level 2
screenshot nine_men_morris

strategy nine_men_morris

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim:

Synim: Formoni mullinj (vija me 3 pulla) që të hiqni pulla të Tux-it, deri sa të ketë mbetur me vetëm 2 pulla, ose s’mund të lëvizë më.

Doracak: Luani me Tux-ni. Së pari, pullat vendosen një herë njëri, një herë tjetri dhe mandej, po sipas asaj radhe, lëvizni pullat tuaja.
Mund të përdorni butonat shigjetë për të përzgjedhur dorazi shkallën e vështirësisë. Tux-i do të luajë më mirë, kur rritni shkallën tuaj.
Nëntësh (me një shok)
icon nine_men_morris_2players.svg difficulty level 2
screenshot nine_men_morris_2players

strategy nine_men_morris_2players

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim:

Synim: Formoni mullinj (vija me 3 pulla) që të hiqni pulla të kundërshtarit, deri sa të ketë mbetur me vetëm 2 pulla, ose s’mund të lëvizë më.

Doracak: Luani me një shok. pari, pullat vendosen një herë njëri, një herë tjetri, dhe mandej, po sipas asaj radhe, lëvizni pullat tuaja.
Para
icon money.svg difficulty level 2
screenshot money

math money measures money

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në përdorimin e parave.

Parakusht: Mund të numëroje.

Synim: Duhet të blini artikuj të ndryshëm dhe të jepni çmimin e saktë. Në nivele më sipër, shfaqen artikuj të ndryshëm dhe duhet së pari të përllogaritni çmimin gjithsej.

Doracak: Që të paguani, klikoni ose prekni monedhat në fund të ekranit. Nëse doni të hiqni një monedhë ose një bankënotë, klikoni mbi të, ose prekeni, në pjesën e sipërme të ekranit.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni brenda një zone
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: kaloni në pjesën e poshtme ose të sipërme
Para me qindarka
icon money_cents.svg difficulty level 5
screenshot money_cents

math money measures money_cents

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në përdorimin e parave, përfshi qindarkat.

Parakusht: Mund të numëroje.

Synim: Duhet të blini artikuj të ndryshëm dhe të jepni çmimin e saktë. Në nivele më sipër, shfaqen artikuj të ndryshëm dhe duhet së pari të përllogaritni çmimin gjithsej.

Doracak: Që të paguani, klikoni ose prekni monedhat në fund të ekranit. Nëse doni të hiqni një monedhë ose një bankënotë, klikoni mbi të, ose prekeni, në pjesën e sipërme të ekranit.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni brenda një zone
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
  • Tasti Tab: kaloni në pjesën e poshtme ose të sipërme
Pasqyroni figurën e dhënë
icon redraw_symmetrical.svg difficulty level 4
screenshot redraw_symmetrical

puzzle redraw_symmetrical

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Vizatoni figurën te rrjeta e zbrazët, si ta shihni në një pasqyrë.

Doracak: Së pari, përzgjidhni ngjyrën e duhur që nga paneli. Klikoni mbi rrjetën dhe tërhiqeni që të vizatoni, mandej lëshojeni butonin e miut që të ndalet vizatimi.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: përzgjidhni një ngjyrë
  • Tastet shigjetë: lëvizni te rrjeta
  • Tastet Space ose Enter: vizatoni
Pasuroni fjalorin tuaj
icon lang.svg difficulty level 4
screenshot lang

reading vocabulary lang

siddhesh suthar & Timothée Giet

Përshkrim: Plotësoni veprimtari mësimi gjuhe.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Pasuroni fjalorin tuaj në gjuhën tuaj amtare ose në një gjuhë të huaj.

Doracak: Shqyrtoni një grup fjalësh. Çdo fjalë paraqitet me një zë, një tekst dhe një figurë.
Kur të keni mbaruar, do të keni ca ushtrime për të dalluar tekstin nga zëri dhe figura, mandej vetëm nga zëri dhe në fund një ushtrim për të shtypur tekst.

Te formësimi mund të përzgjidhni gjuhën që doni të mësoni.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një objekt prej listës
  • Tasti Enter: vlerësoni përgjigjen tuaj, kur të jetë i dukshëm butoni OK
  • Tasti Tab: përsëriteni fjalën

Falënderime: Images originally released by the Art4Apps project (https://web.archive.org/web/20120908214126/http://www.art4apps.org/) under CC BY-SA 3.0 license. Upscaled and smoothed derivative images.
Pilotoni një nëndetëse
icon submarine.svg difficulty level 5
screenshot submarine

sciences experiment submarine

Rudra Nil Basu & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni nëndetësen te vendmbërritja.

Parakusht: Lëvizje dhe klikim duke përdorur miun, baza të fizikës.

Synim: Mësoni se si të kontrolloni një nëndetëse.

Doracak: Kontrolloni pjesë të ndryshme të nëndetëses (motorin, depozitat e balastit dhe planet e zhytjes) që të mbërrini në vendmbërritje.

Kontroll me tastierë:
Motori
  • Tasti D ose shigjetë Djathtas: shtoni shpejtësinë
  • Tasti A, ose shigjetë Majtas, zvogëloni shpejtësinë
Depozita balasti
  • Tasti W ose shigjetë Sipër: hapni ose mbyllni mbushjen e depozitës qendrore të balastit
  • Tasti S ose shigjetë Poshtë: hapni ose mbyllni zbrazjen e depozitës qendrore të balastit
  • Tasti R: hapni ose mbyllni mbushjen e rezervuarit të majtë të balastit
  • Tasti F: hapni ose mbyllni zbrazjen e depozitës së majtë të balastit
  • Tasti T: hapni ose mbyllni mbushjen e depozitës së djathtë të balastit
  • Tasti G: hapni ose mbyllni zbrazjen e depozitës së djathtë të balastit
Plane të zhytjes
  • +: rritni këndin e planeve të zhytjes
  • -: zvogëloni këndin e planeve të zhytjes
Pjesëtim numrash
icon algebra_div.svg difficulty level 6
screenshot algebra_div

math division arithmetic algebra_div

Sayan Biswas & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në veprimin e pjesëtimit.

Parakusht: Pjesëtim numrash të vegjël.

Synim: Gjeni përfundimin e pjesëtimit brenda një periudhe të kufizuar kohe.

Doracak: Në ekran shfaqet një pjesëtim. Gjeni shpejt përfundimin dhe përdorni tastierën e kompjuterit ose atë në ekran që ta shtypni. Duhet të jeni i shpejtë dhe ta parashtroni përgjigjen përpara se pinguinët me balonën e tyre të zbresin në tokë!

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
  • Tasti Backspace: fshini shifrën e fundit në përgjigjen tuaj
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Plotësoni puzzle-in
icon babyshapes.svg difficulty level 1
screenshot babyshapes

computer babyshapes

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe Lini forma te vendet përkatëse.

Doracak: Plotësojeni puzzle-in duke tërhequr çdo copë te ana e vendit përkatës.

Falënderime: Qeni është dhënë nga Andre Connes dhe hedhur në qarkullim nën licencën GPL
Pozicione
icon positions.svg difficulty level 3
screenshot positions

discovery logic positions

Mariam Fahmy & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni pozicionin e djalit lidhur me kutinë.

Parakusht: Mund të lexojë.

Synim: Përshkruani pozicionin relativ të një objekti.

Doracak: Do të shihni figura të ndryshme që përfaqësojnë një djalë dhe një kuti, duhet të dalloni pozicionin e djalit kundrejt kutisë dhe të përzgjidhni përgjigjen e saktë.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Hapësirë ose Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Prekeni dy herë ose dyklikojeni
icon erase_2clic.svg difficulty level 2
screenshot erase_2clic

computer mouse erase_2clic

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Prekeni dy herë ose dyklikojeni që të fshini fushën dhe të zbuloni figurën e sfondit.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh.

Doracak: Prekeni dy herë ose dyklikoni mbi blloqet për t’i bërë të zhduken.
Puzzle çiliminjsh
icon baby_tangram.svg difficulty level 1
screenshot baby_tangram

puzzle baby_tangram

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Synimi është të montohet puzzle-i për çiliminjsh.

Parakusht: Përdorim i miut.

Doracak: Lëvizni një pjesë duke e tërhequr. Nëse ju duhet, përdorni butonin e rrotullimit. Nivele më të ndërlikuar mund të gjeni te veprimtaria Tangram.
Puzzle çiliminjsh
icon baby_mouse.svg difficulty level 1
screenshot baby_mouse

computer mouse baby_mouse

Mariam Fahmy & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizni miun, ose prekni ekranin dhe vëzhgoni përfundimin.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Jepni reagim zanor-pamor, kur përdoret miu, për të ndihmuar zbulimin e përdorimit të tij nga ana e fëmijëve të vegjël.

Doracak: Skena ka tre ndarje:
  • Shtylla e skajshme majtas përmban 3 rosa, klikimi mbi një prej tyre prodhon një tingull dhe një animacion.
  • Zona qendrore përmban një rosë blu, lëvizja e kursorit ose kryerja e një gjesti vizatimi në një ekran me prekje e bën rosën e kaltër të lëvizë.
  • Zona e shigjetave, klikimi mbi një prej tyre e bën rosën blu të lëvizë në drejtimin përkatës.
Kryerja e një klikimi të thjeshtë te zona qendrore shfaq një tregues te pozicioni i klikimit.
Përdorni një vijë të shkallëzuar
icon graduated_line_use.svg difficulty level 1
screenshot graduated_line_use

math numeration graduated_line_use

Bruno ANSELME & Timothée Giet

Përshkrim: Vendosni vlera te një vijë e shkallëzuar.

Parakusht: Lexim dhe renditje numrash.

Synim: Mësoni si të përdorni një vijë të shkallëzuar.

Doracak: Përdorni tastet shigjetë për të lëvizur kursorin te pozicioni që i përket vlerës së dhënë te vija e shkallëzuar.
Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni kursorin
  • Tasti Hapësirë, Return ose Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Përdorni plotësorin e dhjetës
icon tens_complement_use.svg difficulty level 4
screenshot tens_complement_use

math arithmetic tens_complement_use

Samarth Raj , Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Përdorni një plotësor të dhjetës për të thjeshtuar veprimin.

Parakusht: Numra nga 1 deri në 50 dhe mbledhje.

Synim: Mësoni një përdorim praktik të plotësorit të dhjetës.

Doracak: Shpërbëni mbledhje për të krijuar dyshe numrash që japin dhjetë brenda çdo dysheje kllapash. Përzgjidhni një numër te lista, mandej përzgjidhni një vend të zbrazët të një veprimi ku të shpihet numri i përzgjedhur.
Kur të jenë plotësuar krejt rreshtat, shtypni butonin OK që të vlerësohet përgjigja. Nëse disa përgjigje janë të pasakta, te rreshtat përkatës do të shfaqet një ikonë kryqi. Që të ndreqni gabimet, klikoni mbi numrat gabim për t’i hequr dhe përsëritni hapat e mëparshëm.
Përputhje objektesh
icon babymatch.svg difficulty level 1
screenshot babymatch

reading vocabulary babymatch

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Tërhiqni dhe lini objekte që t’i përputhni me njëri-tjetrin.

Parakusht: Referenca kulturore.

Synim: Bashkërendim lëvizjesh. Përputhje konceptuale.

Doracak: Te fusha kryesore e tabelës shfaqet një grup objektesh. Te paneli anash, shfaqet një grup tjetër objektesh. Çdo objekt te paneli anash i korrespondon logjikisht një objekti te fusha kryesore e tabelës. Tërhiqeni çdo objekt nga paneli anash te vendi i duhur në fushën kryesore.
Përshoqërime logjike
icon algorithm.svg difficulty level 2
screenshot algorithm

discovery logic algorithm

Bharath M S & Timothée Giet

Përshkrim: Plotësoni vendosjen e frutës.

Synim: Veprimtari stërvitjeje logjike.

Doracak: Shihni dy vargjet. Çdo frutë te vargu i parë është zëvendësuar nga një tjetër frutë te vargu i dytë. Plotësoni vargun e dytë duke përdorur frutën e duhur, pasi të studioni këtë rregullsi.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni një element
Përzierje ngjyrash drite
icon color_mix_light.svg difficulty level 4
screenshot color_mix_light

sciences experiment color color_mix_light

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Zbuloni përzierjen e ngjyrave të dritës.

Synim: Përzieni ngjyra themelore që përfundimi të përputhet me ngjyrën e dhënë.

Doracak: Kjo veprimtari ju mëson se si të përzihen ngjyrat themelore të dritës (përzierje me shtim).

Përzierja e ngjyrave të dritës është thjesht e kundërta e përzierjes së ngjyrave të pikturës. Sa më shumë dritë që të shtoni, aq më e ndritshme bëhet ngjyra e përftuar. Ngjyrat themelorë të dritës janë e kuqja, e gjelbra dhe bluja.

Ndryshojeni ngjyrën duke lëvizur rrëshqitësit te fenerët ose duke klikuar mbi butonat + dhe -. Mandej klikoni mbi butonin OK që të vlerësohet përgjigja juaj.
Përzierje ngjyrash pikture
icon color_mix.svg difficulty level 4
screenshot color_mix

sciences experiment color color_mix

Stephane Mankowski & Timothée Giet

Përshkrim: Zbuloni përzierjen e ngjyrave të pikturës.

Synim: Përzieni ngjyra themelore që përfundimi të përputhet me ngjyrën e dhënë.

Doracak: Kjo veprimtari u mëson fëmijëve si funksionon përzierja e ngjyrave themelore (“përzierje me heqje”).

Bojërat dhe ngjyrat përthithin tone të ndryshme të dritës që bie mbi to, duke i hequr prej çfarë shihni. Sa më shumë ngjyrë që të shtoni, aq më tepër dritë përthithet dhe aq më e errët bëhet ngjyra e përftuar. Mund të përziejmë thjesht tre ngjyra themelore për të krijuar mjaft ngjyra të reja. Ngjyrat themelore për bojëra janë cian (një ton special i blusë), magenta (një ton special i së trëndafiltës) dhe e verdha.

Ndryshojeni ngjyrën duke lëvizur rrëshqitësit te tubetet e bojës ose duke klikuar mbi butonat + dhe -. Mandej klikoni mbi butonin OK që të vlerësohet përgjigja juaj.
Renditje fjalish
icon ordering_sentences.svg difficulty level 2
screenshot ordering_sentences

reading words ordering_sentences

Harsh Kumar , Emmanuel Charruau & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemojini fjalët e dhëna që të formojnë një fjali me kuptim.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Sistemojini fjalët e dhëna që të formojnë fraza me kuptim.

Doracak: Ju jepen disa fjalë. Tërhiqni dhe vërini te zona e sipërme që të formohet një fjali e kuptimtë.
Renditje numrash
icon ordering_numbers.svg difficulty level 2
screenshot ordering_numbers

math numeration ordering_numbers

Rudra Nil Basu , Emmanuel Charruau , Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemojini numrat e dhënë në rend rritës ose zbritës, siç ju kërkohet.

Parakusht: Numërim.

Synim: Krahasoni numra.

Doracak: Ju jepen disa numra. Tërhiqini dhe vërini te zona e sipërme, sipas rendit rritës, ose zbritës, siç kërkohet.
Renditje shkronash
icon ordering_alphabets.svg difficulty level 2
screenshot ordering_alphabets

reading letters ordering_alphabets

Rudra Nil Basu , Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Sistemojini shkronjat e dhëna sipas rendit alfabetik, ose në rend alfabetik të përmbysur, siç kërkohet.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Mësoni rendin alfabetik.

Doracak: Ju jepen disa shkronja. Tërhiqni dhe vërini te zona e sipërme, sipas rendit alfabetik, ose në rend alfabetik të përmbysur, siç kërkohet.
Rindërtoni mozaikun
icon mosaic.svg difficulty level 1
screenshot mosaic

puzzle mosaic

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Vendoseni çdo objekt në të njëjtin vend si në shembullin e dhënë.

Doracak: Së pari, përzgjidhni një element prej listës, mandej klikoni mbi një vend në mozaik ku të vendoset elementi.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni brenda një zone
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni ose vendosni një objekt
  • Tasti Tab: lëvizni nëpër listën e elementëve dhe te mozaiku
Rivizatoni figurën e dhënë
icon redraw.svg difficulty level 3
screenshot redraw

puzzle redraw

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Vizatoni me përpikëri në një rrjetë të zbrazët figurën e dhënë.

Doracak: Së pari, përzgjidhni ngjyrën e duhur që nga paneli. Klikoni mbi rrjetën dhe tërhiqeni që të vizatoni, mandej lëshojeni butonin e miut që të ndalet vizatimi.

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: përzgjidhni një ngjyrë
  • Tastet shigjetë: lëvizni te rrjeta
  • Tastet Space ose Enter: vizatoni
Rëndesa
icon gravity.svg difficulty level 3
screenshot gravity

sciences experiment gravity

Timothée Giet

Përshkrim: Hyrje në konceptin e rëndesës.

Synim: Lëvizeni anijen kozmike që të shmangni përplasjen me planetët dhe që të mbërrini te stacioni hapësinor.

Doracak: Lëvizeni anijen kozmike me tastet shigjetë majtas dhe djathtas, ose me butonat në ekran, për pajisje celulare. Përpiquni të qëndroni në qendër të ekranit dhe t’i paraprini lëvizjes së planetit duke vëzhguar madhësinë dhe drejtimin e shigjetës që përfaqëson forcën e rëndesës.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: lëvizni anijen kozmike
Shkodim relativ shtegu
icon path_decoding_relative.svg difficulty level 1
screenshot path_decoding_relative

discovery logic path_decoding_relative

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Ndiqni drejtimet e dhëna, që ta ndihmoni Tux-in të arrijë objektivin.

Doracak: Klikoni te katrorët e mozaikut që ta lëvizni Tux-in duke ndjekur drejtimet e dhëna.

Drejtimet janë relative ndaj orientimit aktual të Tux-it.

Kjo do të thotë se SIPËR kryen lëvizje përpara, POSHTË lëvizje mbrapsht, MAJTAS kryen lëvizje në të majtë të Tux-it dhe DJATHTAS në të djathtë të Tux-it.
Shkodim shtegu
icon path_decoding.svg difficulty level 1
screenshot path_decoding

discovery logic path_decoding

Harsh Kumar & Timothée Giet

Përshkrim: Ndiqni drejtimet e dhëna, që ta ndihmoni Tux-in të arrijë objektivin.

Doracak: Klikoni te katrorët e mozaikut që ta lëvizni Tux-in duke ndjekur drejtimet e dhëna.

Drejtimet janë absolute, nuk varen nga orientimi aktual i Tux-it.
Shkronja të thjeshta
icon gletters.svg difficulty level 2
screenshot gletters

computer keyboard reading letters gletters

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Shtypni në tastierë shkronjat që bien, para se të mbërrijnë në tokë.

Synim: Përshoqërim shkronjash mes ekranit dhe tastierës.

Doracak: Shtypni në tastierë shkronjat që bien, para se të mbërrijnë në tokë.
Shkronjë në cilën fjalën
icon letter-in-word.svg difficulty level 2
screenshot letter-in-word

reading words letter-in-word

Akshat Tandon & Timothée Giet

Përshkrim: Shkruhet një shkronjë. Shfaqen disa fjalë dhe ju duhet të gjeni fjalën ose fjalët në të cilën shfaqet kjo shkronjë.

Parakusht: Shqiptim, njohje pamore shkronjash.

Synim: Përzgjidhni krejt fjalët që përmbajnë shkronjën e dhënë.

Doracak: Te banderola ngjitur avionit shfaqet një shkronjë. Përzgjidhni te lista krejt fjalët që përmbajnë këtë shkronjë dhe mandej shtypni butonin OK.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: përzgjidhni një element
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Shkronjë që mungon
icon missing-letter.svg difficulty level 2
screenshot missing-letter

reading words missing-letter

Amit Tomar & Timothée Giet

Përshkrim: Gjeni shkronjën që mungon që të plotësoni fjalën.

Parakusht: Lexim fjalësh.

Synim: Stërvitje aftësish leximi.

Doracak: Në fushën kryesore shfaqet një figurë dhe nën figurën shfaqet një fjalë e paplotësuar. Klikoni mbi shkronjën që mungon për të plotësuar fjalën, ose shtypeni shkronjën në tastierën tuaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Tab: përsëriteni fjalën
Shumëfisha Gnumch
icon gnumch-multiples.svg difficulty level 3
screenshot gnumch-multiples

math arithmetic gnumch-multiples

Manuel Tondeur & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni Ngrënësin e Numrave te krejt shumëfishët e numrit në fund të ekranit.

Synim: Mësoni rreth shumëzimesh dhe faktorësh.

Doracak: Shumëfishët e një numri janë krejt numrat që janë të barabartë me të shumëzuar me numër tjetër. Për shembull, 24, 36, 48 dhe 60 janë që të tërë shumëfishë të 12-s. 25 s’është shumëfish i 12-së, ngaqë s’ka ndonjë numër që të mund të shumëzohet me 12 dhe të janë 25. Nëse një numër është një faktor i një tjetri, atëherë ky i dyti është një shumëfish i të parit. Shumëfishët mund t’i mendoni si familje dhe faktorët janë njerëzit që u takojnë këtyre familjeve. Faktori 5, ka për prind 10,për gjysh 15, për stërgjysh 20, për stër-stërgjysh 25 dhe çdo hap i mëtejshëm prej 5 shton një tjetër stër- përpara! Por numri 5 nuk i përket familjeve 8 ose 23. S’gjeni dot ndonjë numër 5-ash te 8 ose 23 pa mbetje. Pra, 8 s’është shumëfish i 5-s, as 23 s’është. Vetëm 5, 10, 15, 20, 25 … janë shumëfishë (ose familje ose hapa) të 5-s.

Nëse keni një tastierë, mund të përdorni tastet shigjetë për të lëvizur dhe të shtypni tastin hapësirë për të gëlltitur numrat. Me një mi, mund të klikoni mbi bllokun në krah të pozicionit tuaj që të lëvizni dhe të klikoni sërish për të gëlltitur numrat. Me një ekran me prekje mund të veproni si me miun, ose ta fërkoni kudo qoftë për kah drejtimi nga doni të lëvizet dhe ta prekni që të gëlltiten numrat.

Hapni sytë t’u shmangeni Gogolëve.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: gëlltitni numra
Shumëzim numrash
icon algebra_by.svg difficulty level 3
screenshot algebra_by

math multiplication arithmetic algebra_by

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në veprimin e shumëzimit.

Parakusht: Tabela shumëzimi nga 1 deri në 10.

Synim: Mësoni të shumëzoni numra brenda një periudhe kohe të kufizuar.

Doracak: Në ekran shfaqet një shumëzim. Gjeni shpejt përfundimin dhe përdorni tastierën e kompjuterit ose atë në ekran që të shtypni prodhimin e numrave. Duhet të jeni i shpejtë dhe ta parashtroni përgjigjen përpara se pinguinët me balonën e tyre të zbresin në tokë!

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
  • Tasti Backspace: fshini shifrën e fundit në përgjigjen tuaj
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
Sistem diellor
icon solar_system.svg difficulty level 5
screenshot solar_system

sciences experiment solar_system

Aman Kumar Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Përgjigjuni pyetjeve me saktësi 100%.

Synim: Mësoni të dhëna rreth sistemit diellor. Nëse doni të mësoni më tepër rreth astronomisë, provoni duke shkarkuar KStars (https://edu.kde.org/kstars/) ose Stellarium (https://stellarium.org/) që janë Software i Lirë për astronomi.

Doracak: Klikoni mbi një planet ose mbi Diellin dhe përgjigjuni pyetjeve përkatëse. Çdo pyetje përmban 4 mundësi. Një nga këto është 100% e saktë. Përpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve derisa të shihni 100% te matësi i afërsisë.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tastet Space ose Enter: përzgjidhni
  • Tasti Escape: kthehu te skena e mëparshme
  • Tasti Tab: shihni ndihmëzën (vetëm kur ikona e ndihmëzës është e dukshme)
Stërvitje klikimi me miun
icon left_right_click.svg difficulty level 1
screenshot left_right_click

computer mouse left_right_click

Samarth Raj & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjerini kafshët në vathët e tyre duke përdorur një klikim me të majtin ose të djathtin e miut tuaj.

Parakusht: Përdorim i miut.

Synim: Përdorim miu. Stërvitje klikimi me të majtin dhe të djathtin.

Doracak: Një klikim majtas mbi një peshk do ta hedhë në pellg. Një klikim djathtas mbi një majmun do ta ngjisë te pema. Nëse bëni klikim të gabuar, do të shfaqet një mesazh.
Sudoku, vendosni në një rrjetë simbole unikë
icon sudoku.svg difficulty level 4
screenshot sudoku

discovery logic sudoku

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Simbolet duhet të jenë unikë në një rresht, në një shtyllë dhe (në u përcaktoftë) në çdo zona.

Parakusht: Plotësimi i puzzle-it lyp durim dhe aftësi logjike.

Synim: Synimi i puzzle-it është të futet një simbol ose një numër nga 1 në 9 në çdo kuti të rrjetës. Në Sudokun zyrtar rrjeta është 9×9 dhe e përbërë nga nënrrjeta 3×3 (të quajtura “zona”). Në GCompris fillojmë me nivele të ulëta me një version më të thjeshtë duke përdorur simbole dhe pa zona. Në krejt rastet rrjeta paraqitet me simbole ose numra të ndryshëm të dhënë në disa kuti (të “dhënat”). Çdo rresht, shtyllë dhe zonë duhet të përmbajë vetëm një prani të çdo simboli ose numri (Burimi <https://en.wikipedia.org/wiki/Sudoku>).

Doracak: Përzgjidhni te lista një numër ose simbol dhe klikoni mbi pozicionin e synuar për të. GCompris-ja s’do t’ju lejojë të jepni përgjigje të gabuar.
Supertru
icon superbrain.svg difficulty level 2
screenshot superbrain

discovery logic superbrain

Holger Kaelberer & Timothée Giet

Përshkrim: Tux-i ka fshehur disa objekte. Gjejini sipas radhës së duhur.

Synim: Tux-i ka fshehur disa objekte. Gjejini sipas radhës së duhur.

Doracak: Klikoni mbi objektet deri sa të gjeni atë që mendoni se është përgjigja e duhur. Mandej, klikoni mbi butonin OK. Një pikë e zezë do të thotë se gjetët objektin e duhur në pozicionin e saktë, ndërsa një pikë e bardhë do të thotë se një objekt është i saktë, por gjendet në pozicion të gabuar. Në nivele më të ulët, Tux-i ju jep një ide, përmes një kuadrati të zi për objektet e saktë në pozicionin e saktë dhe përmes një kuadrati të bardhë për objekte të saktë, në pozicionin e gabuar. Në nivelet 4 dhe 8, një objekt mund të jetë i fshehur disa herë.
Mund të përdorni butonin e djathtë të miut që të rrotulloni objektet në kah të kundërt, ose zgjedhësin e objekteve, për ta zgjedhur një objekt drejt e nga lista. Shtypni për dy sekonda mbi një objekt, që të zgjidhet automatikisht objekti i fundit i përzgjedhur në këtë pozicion. Dyklikoni mbi një objekt të përzgjedhur më parë në historikun tuaj të hamendësimeve, që t’i vihet shenjë si “i saktë”. Objekte me shenjë të tillë përzgjidhen automatikisht në hamendësimin tuaj të tanishëm dhe në hamendësime të ardhshme, deri sa t’ua hiqni shenjën, duke dyklikuar sërish mbi ta.
Tastierë çiliminjsh
icon baby_keyboard.svg difficulty level 1
screenshot baby_keyboard

computer keyboard letters numeration baby_keyboard

Timothée Giet

Përshkrim: Një veprimtari e thjeshtë për t’u njohur me tastierën.

Synim: Zbuloni tastierën.

Doracak: Shtypni çfarëdo tasti te tastiera.
Shkronja, numra dhe shenja të tjera do të prodhojnë shenjën përkatëse në ekran.
Nëse ka një zë përkatës, do të luhet, përndryshe do të luhet një tingull.
Tastet e tjerë do të prodhojnë thjesht një tingull klikimi.
Tik Tak To (kundër Tux-it)
icon tic_tac_toe.svg difficulty level 2
screenshot tic_tac_toe

strategy tic_tac_toe

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Vini tre gurë në një rresht.

Synim: Që të fitoni lojën, duhet të vendosni tre gurë njëri pas tjetrit në çfarëdo rreshti horizontal, vertikal apo diagonal.

Doracak: Luani me Tux-in. Një herë njëri, një herë tjetri, klikoni mbi kutinë ku doni të vendosni. I pari që krijon një vijë me 3 gurë fiton.
Tux-i do të luajë më mirë, kur të rritni shkallën tuaj.
Tik Tak To (me një shok)
icon tic_tac_toe_2players.svg difficulty level 2
screenshot tic_tac_toe_2players

strategy tic_tac_toe_2players

Pulkit Gupta & Timothée Giet

Përshkrim: Vini tre gurë në një rresht.

Synim: Që të fitoni lojën, duhet të vendosni tre gurë njëri pas tjetrit në çfarëdo rreshti horizontal, vertikal apo diagonal.

Doracak: Luani me një shok. Një herë njëri, një herë tjetri, klikoni mbi kutinë ku doni të vendosni. I pari që krijon një vijë me 3 gurë fiton.
Toptha (kundër Tux-it)
icon bargame.svg difficulty level 2
screenshot bargame

strategy bargame

Utkarsh Tiwari & Timothée Giet

Përshkrim: Përzgjidhni numrin e zareve që doni të vendosni te vrimat dhe mandej klikoni mbi butonin OK. Fitues është ai që s’ka vendosur zar te vrima e kuqe.

Parakusht: Aftësi për të numëruar.

Synim: Mos vini zar te vrima e fundit.

Doracak: Klikoni mbi ikonën e topthit që të përzgjidhni një numër topthash, mandej klikoni mbi butonin OK që topthat të vendosen te vrimat. Fitoni nëse Tux-it i duhet të vendosë topthin e fundit. Nëse doni që të fillojë Tux-i i pari, thjesht klikoni mbi të.
Mund të përdorni butonat shigjetë për të përzgjedhur dorazi shkallën e vështirësisë. Tux-i do të luajë më mirë, kur rritni shkallën tuaj.
Toptha (me një shok)
icon bargame_2players.svg difficulty level 2
screenshot bargame_2players

strategy bargame_2players

Utkarsh Tiwari & Timothée Giet

Përshkrim: Përzgjidhni numrin e zareve që doni të vendosni te vrimat dhe mandej klikoni mbi butonin OK. Fitues është ai që s’ka vendosur zar te vrima e kuqe.

Parakusht: Aftësi për të numëruar.

Synim: Mos vini zar te vrima e fundit.

Doracak: Klikoni mbi ikonën e topthit që të përzgjidhni një numër topthash, mandej klikoni mbi butonin OK që topthat të vendosen te vrimat. Fitoni nëse shokut i duhet të vendosë topthin e fundit.
Tregoni të afërmit
icon family_find_relative.svg difficulty level 2
screenshot family_find_relative

sciences history family_find_relative

Rudra Nil Basu & Timothée Giet

Përshkrim: Klikoni mbi një dyshe që përkon me marrëdhënien e dhënë.

Parakusht: Lexim, lëvizje dhe klikim me miun.

Synim: Mësoni marrëdhëniet në një familje, sipas sistemit të vijës familjare të përdorur në shumicën e shoqërive të Perëndimit.

Doracak: Ju tregohet një familje, me disa udhëzime.
Qarqet janë të lidhur me segmente për të treguar marrëdhëniet. Çiftet e martuar tregohen me një unazë te segmenti.
Klikoni mbi një dyshe anëtarësh të familjes që i përgjigjet marrëdhënies së dhënë.
Të thjeshtë Gnumch
icon gnumch-primes.svg difficulty level 6
screenshot gnumch-primes

math arithmetic gnumch-primes

Manuel Tondeur & Timothée Giet

Përshkrim: Shpjereni Ngrënësin e Numrave te krejt numrat e thjeshtë.

Synim: Mësoni rreth numrave të thjeshtë.

Doracak: Numra të thjeshtë janë numrat që janë të pjesëtueshëm vetëm me veten dhe me 1. Për shembull, 3 është një numër i thjeshtë, por 4 s’është i tillë (ngaqë 4 është i pjesëtueshëm me 2). Numrat e thjeshtë mund t’i mendoni si familje shumë të vogla: ato kanë brenda vetëm dy vetë! Vetëm vetveten dhe 1. Brenda tyre s’gjeni dot numra të tjerë. 5 është një prej këtyre numrave të vetmuar (vetëm 5 × 1 = 5), por mund të shihni se 6 ka 2 dhe 3 në familjen e vet (6 × 1 = 6, 2 × 3 = 6). Ndaj 6 s’është numër i thjeshtë.

Nëse keni një tastierë, mund të përdorni tastet shigjetë për të lëvizur dhe të shtypni tastin hapësirë për të gëlltitur numrat. Me një mi, mund të klikoni mbi bllokun në krah të pozicionit tuaj që të lëvizni dhe të klikoni sërish për të gëlltitur numrat. Me një ekran me prekje mund të veproni si me miun, ose ta fërkoni kudo qoftë për kah drejtimi nga doni të lëvizet dhe ta prekni që të gëlltiten numrat.

Hapni sytë t’u shmangeni Gogolëve.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizje
  • Tasti Space: gëlltitni numra
Ulje e parrezik
icon land_safe.svg difficulty level 4
screenshot land_safe

sciences experiment land_safe

Matilda Bernard (Gtk+), Holger Kaelberer (Qt Quick) & Timothée Giet

Përshkrim: Pilotojeni anijen kozmike drejt fushës së gjelbër të uljeve.

Synim: Kuptoni përshpejtimin e shkaktuar nga rëndesa.

Doracak: Përshpejtimi që ndjen anija kozmike, i shkaktuar nga rëndesa, është në përpjesëtim të drejtë me masën e planetit dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e largësisë nga qendra e planetit. Ndaj, me çdo planet përshpejtimi do të jetë i ndryshëm dhe teksa anija kozmike vjen gjithnjë e më afër me qendrën e planetit, përshpejtimi rritet.

Në nivelin e parë, përdorni tastet shigjetë Sipër/Poshtë që të kontrolloni forcën motorike dhe tastet shigjetë djathtas/majtas që të kontrolloni drejtimin. Në ekrane me prekje, raketën mund ta kontrolloni përmes butonave përkatës që shfaqen në ekran.

Në nivele më të lartë, mund të përdorni tastet shigjetë djathtas/majtas që të rrotulloni anijen kozmike. Duke e rrotulluar anijen kozmike, mund të shkaktoni një përshpejtim në drejtim jo vertikal duke përdorur tastet shigjetë Sipër/Poshtë.

Platforma e uljeve është e gjelbër, nëse shpejtësia juaj është e përshtatshme për ulje të parrezik.

Akselerometri në anën e djathtës shfaq përshpejtimin e përgjithshëm vertikal të raketës tuaj, përfshi forcën e rëndesës. Në zonën e sipërme të gjelbër të akselerometrit, përshpejtimi juaj është më i madh se sa forca e rëndesë, në zonën e poshtme të kuqe është më i vogël dhe në vijën blu në zonën e verdhë në mes, dy forcat anulojnë njëra-tjetrën.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë Sipër dhe Poshtë: kontrolloni forcën motorike të motorit të pasmë
  • Tastet shigjetë Majtas dhe Djathtas: në nivelet e para, lëvizje anash; në nivele më të lartë, rrotullim i anijes kozmike
Ushtrim të lexuari horizontal
icon readingh.svg difficulty level 2
screenshot readingh

reading words readingh

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Lexoni një listë fjalësh dhe thoni nëse gjendet në të një fjalë e dhënë.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Stërvitje leximi brenda një kohe të kufizuar.

Doracak: Në tabelë shfaqet një fjalë. E shfaqur horizontalisht do të duket dhe zhduket një listë fjalësh. A u duk te lista fjala e dhënë?
Ushtrim të lexuari vertikal
icon readingv.svg difficulty level 2
screenshot readingv

reading words readingv

Johnny Jazeix & Timothée Giet

Përshkrim: Lexoni një listë vertikale fjalësh dhe thoni nëse gjendet në të një fjalë e dhënë.

Parakusht: Të lexuarit.

Synim: Stërvitje leximi brenda një kohe të kufizuar.

Doracak: Në tabelë shfaqet një fjalë. E shfaqur vertikalisht do të duket dhe zhduket një listë fjalësh. A u duk te lista fjala e dhënë?
Ushtrohuni në mbledhje përmes një loje me objektiva
icon target.svg difficulty level 2
screenshot target

math addition arithmetic target

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Goditni objektivin dhe numëroni pikët tuaja.

Parakusht: Mund të lëvizë miun, mund të lexojë numrat dhe të numërojë deri në 15, për nivelin e parë.

Synim: Hidhni shigjeta mbi një objektiv dhe numëroni pikët tuaja.

Doracak: Kontrolloni shpejtësinë dhe drejtimin e objektivit, mandej, klikoni mbi që të lëshoni një shigjetë. Kur janë hedhur tërë shigjetat tuaja, ju kërkohet të numëroni pikët tuaja. Jepeni përfundimin me tastierë.
Varg alfabeti
icon alphabet-sequence.svg difficulty level 2
screenshot alphabet-sequence

reading letters alphabet-sequence

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Lëvizeni helikopterin që të kapë retë duke ndjekur radhën e alfabetit.

Parakusht: Mund të kuptojë shkronjat.

Synim: Varg alfabeti.

Doracak: Kapni shkronjat e alfabetit. Me një tastierë, përdorni tastet shigjetë për të lëvizur helikopterin. Me një mi, thjesht klikoni ose prekni (në tablet) vendndodhjen e dëshiruar. Që të dini se cilën shkronjë duhet të kapni, ose mbajeni mend, ose shihni te cepi i poshtëm djathtas.

Kontroll me tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni helikopterin
Varg numrash
icon number_sequence.svg difficulty level 2
screenshot number_sequence

math numeration number_sequence

Emmanuel Charruau & Timothée Giet

Përshkrim: Prekini numrat në rendin e duhur.

Synim: Mund të numëroje.

Doracak: Vizatoni figurën duke klikuar mbi çdo numër në rendin e duhur.
Veprimtari hekurudhë
icon railroad.svg difficulty level 1
screenshot railroad

discovery logic railroad

Utkarsh Tiwari & Timothée Giet

Përshkrim: Riformoni modelin e trenit në krye të skenës.

Synim: Stërvitje kujtese.

Doracak: Për disa sekonda shfaqet një tren. Riformojeni në krye të ekranit duke tërhequr elementët e duhur. Hiqeni një element nga përgjigja duke e tërhequr poshtë.

Kontroll Me Tastierë:
  • Tastet shigjetë: lëvizni brenda fushës së shembullit te fusha e përgjigjes
  • Tasti Hapësirë: shtoni te fusha e përgjigjes një element prej shembujve, ose këmbeni vendet e dy elementëve te fusha e përgjigjeve
  • Tasti Delete ose Backspace: hiqeni elementin e përzgjedhur prej fushës së përgjigjeve
  • Tasti Enter ose Return: parashtroni përgjigjen tuaj
Vini në punë një pendë kanali
icon canal_lock.svg difficulty level 2
screenshot canal_lock

sciences experiment canal_lock

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Tux-i e ka punën pisk dhe i duhet ta kalojë varkën e tij përmes një pende. Ndihmojeni Tux-ni dhe shihni se si funksionon një pendë kanali.

Synim: Kuptoni se si funksionon një pendë kanali.

Doracak: Ju kanë ngarkuar pendën e kanalit. Hapni portat dhe pendat sipas radhës së duhur, që kështu Tux-i të mund të lundrojë përmes portave në të dy kahet.
Vizatoni numra
icon drawnumbers.svg difficulty level 1
screenshot drawnumbers

math numeration drawnumbers

Nitish Chauhan & Timothée Giet

Përshkrim: Lidhni pikat me njëra-tjetrën për të vizatuar numra nga 0 në 9.

Synim: Mësoni në mënyrë zbavitëse si të vizatoni numra.

Doracak: Vizatoni numrat duke lidhur pikat me njëra-tjetrën në rendin e duhur.
Vizatoni shkronja
icon drawletters.svg difficulty level 1
screenshot drawletters

reading letters drawletters

Nitish Chauhan & Timothée Giet

Përshkrim: Lidhni pikat që të vizatohen shkronja.

Synim: Mësoni në mënyrë zbavitëse si të vizatoni shkronja.

Doracak: Vizaton shkronjat duke lidhur pikat me njëra-tjetrën në rendin e duhur.
Zbritje me numra dhjetorë
icon learn_decimals_subtractions.svg difficulty level 5
screenshot learn_decimals_subtractions

math arithmetic learn_decimals_subtractions

Mariam Fahmy & Timothée Giet

Përshkrim: Mësoni zbritje me numra dhjetorë.

Synim: Mësoni zbritjee me numra dhjetorë, duke numëruar sa katrorë duhen hequr që të paraqitet përfundimi.

Doracak: Shfaqet një zbritje me dy numra dhjetorë. Numri i parë i zbritjes paraqitet me shtylla. Çdo shtyllë përfaqëson një njësi dhe çdo katror te shtylla përfaqëson një të dhjetën e kësaj njësie. Klikoni mbi kuadratet për të hequr numrin e dytë dhe të paraqitni përfundimin e veprimit

Nëse përgjigja është e saktë, shtypni përfundimin përkatës dhe klikoni mbi butonin OK, që të kontrollohet përgjigja juaj.

Kontroll me tastierë:
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj
  • Numra: shtypni përfundimin
Zbritje numrash
icon algebra_minus.svg difficulty level 4
screenshot algebra_minus

math subtraction arithmetic algebra_minus

Bruno Coudoin & Timothée Giet

Përshkrim: Ushtrohuni në veprimin e zbritjes.

Parakusht: Zbritje numrash të vegjël.

Synim: Mësoni si të gjeni diferencën mes dy numrave brenda një periudhe të kufizuar kohe.

Doracak: Në ekran shfaqet një zbritje. Gjeni shpejt përfundimin dhe përdorni tastierën e kompjuterit ose atë në ekran që ta shtypni. Duhet të jeni i shpejtë dhe ta parashtroni përgjigjen përpara se pinguinët me balonën e tyre të zbresin në tokë!

Kontroll me tastierë:
  • Shifra: shtypni përgjigjen tuaj
  • Tasti Backspace: fshini shifrën e fundit në përgjigjen tuaj
  • Tasti Enter: shihni vlefshmërinë e përgjigjes tuaj