Lajme

gcompris 26.0

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 26.0.

Po hedhim në qarkullim edhe versionin e parë zyrtar të mjetit tonë ndihmës për mësuesit: GCompris-teachers! Më tepër informacion për të mund të gjeni te faqja e shkollave.

Ky version i ri përmban 197 veprimtari, përfshi 2 të reja:

  • “Rrota vizatimi” është një veprimtari për të vizatuar duke përdorur një ingranazh rrotullues në një rrotë të dhëmbëzuar.
  • “Pyetje me shumë përgjigje” është një veprimtari MCQ. Kini parasysh se kjo veprimtari, si parazgjedhje, është e fshehur. Bëhet e dukshme vetëm pasi nga GCompris-teachers të jenë dërguar disa grupe të dhënash për të.

Përmban ndreqje të metash dhe përmirësime elementësh grafikë në shumë veprimtari.

Ky version shton përkthime për dy gjuhë më tepër: kannada dhe tamilisht.

Është plotësisht i përkthyer në gjuhët vijuese:

  • Arabisht
  • Bullgarisht
  • Bretonisht
  • Katalanisht
  • Katalanisht (Valencie)
  • Greqisht
  • Spanjisht
  • Baskisht
  • Frëngjisht
  • Hebraisht
  • Kroatisht
  • Italisht
  • Lituanisht
  • Letonisht
  • Malajalamisht
  • Holandisht
  • Polonisht
  • Portugalishte Brazili
  • Sllovenisht
  • Shqip
  • Suedisht
  • Turqisht
  • Ukrainase

Gjithashtu është i përkthyer pjesërisht në gjuhët vijuese:

  • Azerbajxhanase (87%)
  • Bjellorusisht (83%)
  • Çekisht (98%)
  • Gjermanisht (92%)
  • Anglishte Britanike (96%)
  • Esperanto (96%)
  • Estonisht (86%)
  • Finlandisht (91%)
  • Galicisht (97%)
  • Hungarisht (97%)
  • Indonezisht (98%)
  • Gjeorgjisht (88%)
  • Kannada (85%)
  • Maqedonisht (81%)
  • Norvegjishte Nynorsk (89%)
  • Portugalisht (85%)
  • Rumanisht (97%)
  • Rusisht (97%)
  • Sanskritisht (97%)
  • Sllovakisht (78%)
  • Suahili (88%)
  • Tamilisht (84%)
  • Kineze Tradicionale (85%)

Te faqja e shkarkimeve mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Android dhe Raspberry Pi. Ky përditësim do të jetë së shpejti gati edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Thank you all,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet