Lajme

gcompris 25.1 and 4.3.1

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 25.1.

Përmban ndreqje të metash dhe përmirësime elementësh grafikë në shumë veprimtari.

Është i përkthyer plotësisht në gjuhët vijuese:

  • Arabisht
  • Bullgarisht
  • Bretonisht
  • Katalanisht
  • Katalanisht (Valencie)
  • Greqisht
  • Spanjisht
  • Baskisht
  • Frëngjisht
  • Galicisht
  • Kroatisht
  • Hungarisht
  • Indonezisht
  • Italisht
  • Lituanisht
  • Letonisht
  • Malajalamisht
  • Holandisht
  • Polonisht
  • Portugalishte Brazili
  • Rumanisht
  • Rusisht
  • Sanskritisht
  • Sllovenisht
  • Shqip
  • Suedisht
  • Turqisht
  • Ukrainase

Gjithashtu është i përkthyer pjesërisht në gjuhët vijuese:

  • Azerbajxhanase (90%)
  • Bjellorusisht (86%)
  • Çekisht (98%)
  • Gjermanisht (87%)
  • Anglishte Britanike (99%)
  • Esperanto (99%)
  • Estonisht (88%)
  • Finlandisht (93%)
  • Hebraisht (97%)
  • Gjeorgjisht (86%)
  • Maqedonisht (83%)
  • Norvegjishte Nynorsk (92%)
  • Portugalisht (87%)
  • Sllovakisht (81%)
  • Suahili (91%)
  • Kineze Tradicionale (87%)

Te faqja e shkarkimeve mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Android dhe Raspberry Pi. Ky përditësim do të jetë së shpejti gati edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Sot hedhim në qarkullim edhe GCompris version 4.3.1.

Ky është një version mirëmbajtje për sisteme 32bit i cili përmban vetëm pak ndreqje të metash.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet