Sot hedhim në qarkullim GCompris version 25.0.
Siç e shihni, tani e bazojmë numrin e versionit të rëndësishëm në vitin e hedhjes në qarkullim. Kjo ka kuptim, ngaqë po realizojmë një version të rëndësishëm në vit. Është gjithashtu një rast i mirë ta bëjmë tani, për të kremtuar 25-vjetorin e GCompris-së.
Ky version shton përkthime për një gjuhë më tepër: sanskritisht.
Ky version i ri përmban 195 veprimtari, përfshi 5 të reja:
- “Skicë” është një veprimtari për të vizatuar lirisht me mjete të shumta, për t’i lënë fëmijët të eksplorojnë frymën e tyre krijuese.
- “Llogaritni me plotësues të dhjetës” është vazhdimi i veprimtarive ekzistuese me plotësues të dhjetës. Kjo i ndihmon fëmijët të këmbejnë numra për të njehsuar kollaj një shumë.
- “Mbledhje vertikale” është një veprimtari për shkrimin e një mbledhjeje dhe kryer atë.
- “Zbritje vertikale” është e ngjashme me veprimtarinë e mbledhjes, por për zbritje, me metodën e marrjes hua përmes rigrupimit.
- “Zbritje vertikale (kompensim)” është e ngjashme me veprimtarinë e zbritjes, me metodën e marrjes hua përmes kompensimit.
Përmban ndreqje të metash dhe përmirësime elementësh grafikë në shumë veprimtari.
Me ndihmën e mësuesve, rishkruam një pjesë të madhe të përshkrimit të veprimtarive, për të qenë më të qarta.
Kur ndërroni gjuhën te menuja, tanimë gjuha e re vihet në punë drejtpërdrejt, pa u dashur të riniset GCompris-ja.
Nga ana teknike, është gjithashtu hedhja e parë në qarkullim që përdor Qt6.
Kemi vënë gjithashtu direct3d11-n si parazgjedhje për vizatuesin grafik në Windows.
Është plotësisht i përkthyer në gjuhët vijuese:
- Arabisht
- Bullgarisht
- Bretonisht
- Katalanisht
- Katalanisht (Valencie)
- Greqisht
- Spanjisht
- Baskisht
- Frëngjisht
- Galicisht
- Kroatisht
- Hungarisht
- Italisht
- Letonisht
- Malajalamisht
- Holandisht
- Polonisht
- Portugalishte Brazili
- Rumanisht
- Sanskritisht
- Sllovenisht
- Suedisht
- Turqisht
- Ukrainase
Gjithashtu është i përkthyer pjesërisht në gjuhët vijuese:
- Azerbajxhanase (90%)
- Bjellorusisht (86%)
- Çekisht (98%)
- Gjermanisht (88%)
- Anglishte Britanike (99%)
- Esperanto (99%)
- Estonisht (88%)
- Finlandisht (91%)
- Hebraisht (96%)
- Indonezisht (93%)
- Georgian (85%)
- Lituanisht (92%)
- Maqedonisht (83%)
- Norvegjishte Nynorsk (94%)
- Portugalisht (89%)
- Rusisht (92%)
- Sllovakisht (82%)
- Shqip (98%)
- Suahili (92%)
- Kineze Tradicionale (88%)
Te faqja e shkarkimeve mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Android dhe Raspberry Pi. Ky përditësim do të jetë së shpejti gati edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.
Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny