Sot hedhim në qarkullim GCompris version 3.3.
Ky version shton përkthime për 2 gjuhë më tepër: arabisht dhe esperanto.
Përmban ndreqje të metash në një numër veprimtarish, të tilla si “Kodim shtigjesh”, “Shkronjë në fjalë”, “Kapni topin” dhe “Kompozim në piano”.
Janë bërë disa përmirësime në trajtim tastierash (shkurtore, fokus…) në një numër veprimtarish.
Përmban gjithashtu elementë të rinj grafikë dhe përmirësime te “Gjuetar fotosh”.
Është i përkthyer plotësisht në gjuhët vijuese:
Gjithashtu është i përkthyer pjesërisht në gjuhët vijuese:
Te faqja e shkarkimeve mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Raspberry Pi dhe macOS. Ky përditësim do të jetë së shpejti gati edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.
Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny