Lajme

gcompris 3.2

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 3.2.

Ky version i ri përmban disa ndreqje të metash në një numër veprimtarish, të tilla si “Njihuni me kodin Ndërkombëtar Mors”, “Kontrolloni tubacionin” dhe veprimtari muzikore.

Përmban gjithashtu elementë të rinj grafikë për krejt veprimtaritë për kujtesën dhe për “Baby puzzle”.

Është shtuar një argument i ri për rresht urdhrash (--difficulty {value|min-max}) që u lejon përdoruesve të aplikojnë detyrimisht për filtrin e vështirësisë një vlerë apo një interval të dhënë.

Lloji Andika i shkronjave është përditësuar me versionin e tij më të ri (6.200).

Është i përkthyer plotësisht në gjuhët vijuese:

  • Bretonisht
  • Katalanisht
  • Katalanisht (Valencie)
  • Greqisht
  • Anglishte Britanike
  • Spanjisht
  • Baskisht
  • Frëngjisht
  • Kroatisht
  • Italisht
  • Lituanisht
  • Malajalamisht
  • Holandisht
  • Norvegjishte Nynorsk
  • Polonisht
  • Portugalisht
  • Portugalishte Brazili
  • Rumanisht
  • Sllovenisht
  • Turqisht
  • Ukrainase
  • Kineze Tradicionale

Gjithashtu është i përkthyer pjesërisht në gjuhët vijuese:

  • Azerbajxhanase (99%)
  • Bjellorusisht (79%)
  • Çekisht (88%)
  • Gjermanisht (99%)
  • Estonisht (99%)
  • Finlandisht (94%)
  • Hebraisht (99%)
  • Hungarisht (99%)
  • Indonezisht (99%)
  • Maqedonisht (94%)
  • Rusisht (99%)
  • Sllovakisht (77%)
  • Shqip (99%)
  • Suedisht (98%)

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet