Lajme

gcompris 3.1

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 3.1.

Teksa vumë re se versioni 3.0 përmbante një të metë kritike te veprimtaria e re “Krahasues”, vendosëm të hedhim në qarkullim pa humbur kohë këtë version 3.1 mirëmbajtjeje për të ndrequr problemin.

Ai përmban gjithashtu disa përditësime të vockla përkthimesh.

Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Raspberry Pi dhe macOS. Ky përditësim do të jetë së shpejti i passhëm edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet