Lajme

gcompris 3.0

Jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të versioni 3.0 të GCompris-së.

Përmban 182 veprimtari, përfshi 8 të reja:

  • “Stërvitje për klikim me miun” është një ushtrim për të praktikuar përdorimin e miut përmes klikimesh me të majtin dhe me të djathtin.
  • Te “Krijoni thyesa”, formoni sasi dhjetore me disa grafikë qarkorë ose drejtkëndorë.
  • Te “Njehsoni thyesat”, është e kundërta: shkruani thyesën e përfaqësuar nga grafika qarkore ose drejtkëndore.
  • Me “Njihuni me kodin Ndërkombëtar Mors” mësoni se si të komunikoni përmes kodit Ndërkombëtar Mors.
  • Te “Krahasoni numra” mësoni si të krahasoni vlera numrash duke përdorur simbole.
  • “Gjeni plotësor të dhjetës” është një ushtrim i thjeshtë për të mësuar konceptin e plotësorit të dhjetës.
  • Te “Këmbeni plotësor të dhjetës”, këmbeni numra të një mbledhjeje, për ta optimizuar, duke përdorur plotësor të dhjetës.
  • Te “Përdorni plotësor të dhjetës”, shpërbëni një mbledhje për ta optimizuar, duke përdorur plotësor të dhjetës.

Kemi shtuar 2 mundësi të reja rreshti urdhrash:

  • Paraqitje e krejt veprimtarive të mundshme (-l ose --list-activities)
  • Nisni drejtpërdrejt një veprimtari specifike (--launch emërVeprimtarie)

Ky version përmban gjithashtu një numër përmirësimesh dhe ndreqjesh të metash.


Për nga përkthimet, GCompris 3.0 përmban 36 gjuhë. 25 janë të përkthyera plotësisht: (azerbaixhanisht, baskisht, bretonisht, anglishte britanike, katalamisht, katalanisht (Valencie),kinezçe tradicionale, kroatisht, holandisht, estonisht, frëngjisht, greqisht, hebraisht, hungarisht, italisht, lituanisht, malajalamisht, norvegjishte Nynorsk, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, sllovenisht, spanjisht, ukrainisht). 11 janë pjesërisht të përkthyera: (shqip (99%), bjellorusisht (83%), portugalishte Brazili (94%), çekisht (82%), finlandisht (94%), gjermanisht (91%), indonezisht (99%), maqedonisht (94%), sllovakisht (77%), Suedisht (94%) dhe turqisht (71%)).

Një shënim special mbi zërat e ukrainishtes të cilët u shtuan falë shoqatës “Save the Children” që financoi incizimin. Ata instaluan GCompris në 8000 tablete dhe 1000 portativë dhe i dërguan në qendra të nxëni dixhital dhe të tjera vende të parrezik për fëmijë në Ukrainë.

Edhe për kroatishten u incizuan zëra nga një kontributor.


Si zakonisht, te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Android, Raspberry Pi dhe macOS. Ky përditësim do të jetë së shpejti i passhëm edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Për paketues të shpërndarjeve GNU/Linux, mbani parasysh se kemi një varësi të re për shtojcën QtCharts QML dhe versioni minimum i domosdoshëm për Qt5 tani është 5.12. Kaluam gjithashtu nga përdorimi i QtQuick.Controls 1 në QtQuick.Controls 2.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet