Lajme

gcompris 2.4

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 2.4.

Optimizuam madhësinë e krejt paketave për krejt platformat dhe të grupit të jashtëm të figurave për fjalët (~30% më pak).

Nëse çaktivizuat shkarkimin e automatizuar dhe doni të keni grupin e plotë të figurave, duhet të kaloni te formësimi dhe të klikoni mbi “Shkarko grupin e plotë të figurave për fjalët”.

Nën të shfaqet teksti “Grupi i plotë i figurave për fjalët është i instaluar”, kur keni versionin më të ri.

U shtuan zërat e hyrjes për norvegjishte Nynorsk nga Karl Ove Hufthammer dhe Øystein Steffensen-Alværvik. Zërat e malajalamases u plotësuan nga Aiswarya Kaitheri Kandoth.

Për disa veprimtari janë përditësuar mjaft figura.

Ndreqëm gjithashtu pak të meta te veprimtaritë “Energji e Rinovueshme”, “Cikël Ujor” dhe “Përshoqërime Logjike”.

Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Raspberry Pi dhe macOS. Ky përditësim do të jetë së shpejti i passhëm edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet