Lajme

gcompris 2.3

Sot hedhim në qarkullim GCompris version 2.3.

Meqë vumë re se versioni 2.2 u hodh në qarkullim me një të metë që prishte 3 veprimtari (\“Sekuencë alfabeti\”, \“Numra tek dhe çift\” dhe \“Numra sipas radhe\”), vendosëm ta ndreqim pa humbur kohë me një hedhje të re mirëmbajtje në qarkullim.

Si zakonisht, te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, Android, Raspberry Pi dhe macOS. Ky përditësim do të jetë së shpejti i passhëm edhe te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet