Lajme

gcompris 2.2

Njatjeta,
Jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të GCompris version 2.2.

Kjo është një hedhje në qarkullim mirëmbajtje, pra, çdo shpërndarje GNU/Linux që jep 2.0 ose 2.1 duhet të përditësohet me 2.2.

Ja një përmbledhje e ndryshimeve të përfshira:

  • Dhënie dëshmie SSL për të shkarkuar burimet për telefona/tablete me Android të dikurshëm, të cilët nuk kanë, ose s’arrijnë të shkarkojnë të dhëna (https://bugs.kde.org/show_bug.cgi?id=447572).
  • Figura të reja te veprimtaria Tangram.
  • Ndreqje e një të mete në numërim së prapthi, kur peshku ka kryer një xhiro, s’qe e mundur të fitohej, edhe kur jepej përfundimi i duhur.
  • Ndreqje e një ngrirjeje të programit te veprimtaritë për mësim numrash dhjetorë, kur ndryshoheshin nivele.
  • Mjaft ndreqje dhe përmirësime të vockla.

Për sa i përket përkthimit:

  • Është plotësuar përkthimi rusisht.
  • Zëra të rinj shtuar për norvegjishten Nynorsk (krejt, hiq zërat e hyrjes).

Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows dhe MacOS. Ky përditësim do të jetë gjithashtu së shpejti i passhëm te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows. Së shpejti do të jetë gati edhe paketa për Raspberry Pi.

Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet