Njatjeta,
Jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të GCompris version 2.1.
Kjo është një hedhje në qarkullim mirëmbajtje, pra, çdo shpërndarje GNU/Linux që jep 2.0 duhet të përditësohet me 2.1.
Ndryshimi më i rëndësishëm është se shkarkimet e burimeve në disa versione të dikurshëm të Android-it do të duhej të funksiononin sërish.
Ja një përmbledhje e ndryshimeve të përfshira:
- Dhënie dëshmie SSL për të shkarkuar burimet për telefona/tablete me Android të dikurshëm, të cilët nuk kanë, ose s’arrijnë të shkarkojnë të dhëna (https://bugs.kde.org/show_bug.cgi?id=447572).
- Janë përditësuar elementë grafikë për veprimtaritë “Kuti baraspeshimi” dhe “Fshijeni”.
- Ndreqje e një të mete në numërim së prapthi, kur peshku ka kryer një xhiro, s’qe e mundur të fitohej, edhe kur jepej përfundimi i duhur.
- Ndreqje e një ngrirjeje të programit te veprimtaritë për mësim numrash dhjetorë, kur ndryshoheshin nivele.
- Shtim etikete për të trasha, për vijën e kontrolleve nga tastiera, për veprimtaritë e kodimit.
- Ndreqje e fundit të listës së veprimtarive, që nuk dukej, kur rrëshqitej poshtë drejt fundit.
- Në Windows, heqje e turbullimit në ekrane HiDPI, kur instalohet GCompris-i.
Për sa i përket përkthimit:
- Janë plotësuar bretonishtja dhe maqedonishtja.
- Është rikthyer çekishtja (përkthim i pjesshëm, mbi 80% tani për tani).
Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows dhe MacOS. Ky përditësim do të jetë gjithashtu së shpejti i passhëm te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows. Së shpejti do të jetë gati edhe paketa për Raspberry Pi.
Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny