Lajme

gcompris banner

Njatjeta,
Që të kremtojmë 20 vjetët e GCompris-it, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të GCompris version 1.0.

Ky version i ri përmban një veçori të re të rëndësishme: shtimin e menusë Rregullime Veprimtare me përzgjedhje Grupi të Dhënash për më tepër se 50 veprimtari, çka lejon zgjedhje më specifike se ç’mund të mësohet në veprimtaritë.

Shtuan gjithashtu 4 veprimtari:

  • Veprimtaria e pritur prej kohësh, Elektricitet Analog, që na lejon të vizatojmë qarqe dhe të xhirojmë simulimin e tyre.
  • Mësim shifrash dhe dy nënveprimtari për të mësuar mbledhje dhe zbritje. Synimi është t’u mësohen këto koncepte fëmijëve të vegjël, me llogaritje të thjeshta.
  • Tastierë çiliminjsh, ku, kur shtypet një shkronjë te tastiera, e shfaqim te ekrani dhe luajmë zërin përkatës, në pastë.
  • Rëndesa, që zëvendëson Hyrje Në Rëndesë të dikurshme, shpjegon më mirë konceptin dhe është më realiste.

  • Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, MacOS dhe Raspberry Pi. Ky përditësim do të jetë gjithashtu së shpejti i passhëm te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows. Kini parasysh që paketa për MacOS s’është e noterizuar.

    Gjendjen për zërat në gjuhën tuaj mund ta kontrolloni në këtë faqe: https://gcompris.net/voicestats/. Mund të na ndihmoni duke na dhënë një incizim të hijshëm me zërin tuaj për krejt fjalët që mungojnë në gjuhën tuaj.

    Për sa i përket përkthimit, kemi 22 gjuhë që mbulohen plotësisht: Baske, Bretone, Anglishte Britanike, Katalanase, Katalanase (Valencie), Kineze Tradicionale, Holandeze, Frënge, Greke, Hebre, Hungareze, Indoneziane, Italiane, Malajalame, Polake, Portugeze, Rumune, Sllovene, Spanjolle, Suedeze, Turke, Ukrainase.

    Kemi gjithashtu 4 gjuhë të mbuluara pjesërisht: Bjelloruse (85%), Portugalishte Brazili (92%), Gjermane (89%), Lituaneze (84%).

    Siç është thënë edhe në lajmet e mëparshme, vendosëm të hedhim në qarkullim vetëm përkthime që janë të paktën 80% të plotësuara, që fëmijët të mund të përdorin një version sa më të plotë dhe jo një program të përkthyer përgjysmë. Për fat të keq, na u desh të linim jashtë përkthimin për gjuhët: Estonishte, Finlandeze, Irlandeze Gaelike, Skoceze Gaelike, Galiciase, Hindi, Maqedonase, Norvegjeze Nynorsk, Ruse, Sllovake dhe Kineze të Thjeshtuar.

    Nëse gjuha juaj gjendet në listën e të mbuluarave pjesërisht, ose nuk mbulohet më, dhe dëshironi të ndihmoni, ju lutemi, lidhuni me ne (support@gcompris.net) dhe do t’ju japim udhëzime si të filloni të përktheni.

    Një rrugë tjetër për të ndihmuar është të shkruani në bashkësinë tuaj postime rreth GCompris-it, dhe mos ngurroni të na jepni idetë tuaja.


    Faleminderit të tërëve,
    Timothée & Johnny

    Krejt lajmet