Lajme

Njatjeta,
Jemi të gëzuar të njoftojmë se versioni i plotë i GCompris-së tani është i passhëm pa pagesë për çdo platformë të mbuluar prej nesh!

Instaluesit për Windows dhe macOS në sajtin tonë janë përditësuar për të mos kërkuar më kod aktivizimi, dhe versioni i plotë te shitorja Play dhe shitorja e Microsoft-it tani janë falas.

Shpresojmë se kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë për krejt fëmijët në botë të përdorin programin më të mirë edukativ.


Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny

Krejt lajmet