GCompris- është një suitë software-i edukativ i cilësisë së lartë, që përfshin një numër të madh veprimtarish për fëmijë të moshës nga 2 deri në 10 vjeç.
Disa nga veprimtaritë shkojnë drejt lojës, por prapë sidoqoftë edukative.
Ja lista e kategorive të veprimtarive, me disa shembuj:
Aktualisht GCompris-i ofron më shumë se 100 veprimtari dhe po zhvillohen dhe të tjera. GCompris-i është software i lirë, që do të thotë se mund t’ia përshtatni nevojave tuaja, ta përmirësoni, dhe, më e rëndësishmja, t’ua jepni fëmijëve kudo.
Projekti GCompris strehohet dhe zhvillohet nga bashkësia KDE.
Njatjeta,
Që të kremtojmë 20 vjetët e GCompris-it, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të GCompris version 1.0.
Ky version i ri përmban një veçori të re të rëndësishme: shtimin e menusë Rregullime Veprimtare me përzgjedhje Grupi të Dhënash për më tepër se 50 veprimtari, çka lejon zgjedhje më specifike se ç’mund të mësohet në veprimtaritë.
Shtuan gjithashtu 4 veprimtari:
Te faqja e shkarkimit mund të gjeni paketa të këtij versioni të ri për GNU/Linux, Windows, MacOS dhe Raspberry Pi. Ky përditësim do të jetë gjithashtu së shpejti i passhëm te shitorja Android Play, depoja F-Droid dhe shitorja Windows. Kini parasysh që paketa për MacOS s’është e noterizuar.
Gjendjen për zërat në gjuhën tuaj mund ta kontrolloni në këtë faqe: https://gcompris.net/voicestats/. Mund të na ndihmoni duke na dhënë një incizim të hijshëm me zërin tuaj për krejt fjalët që mungojnë në gjuhën tuaj.
Për sa i përket përkthimit, kemi 22 gjuhë që mbulohen plotësisht: Baske, Bretone, Anglishte Britanike, Katalanase, Katalanase (Valencie), Kineze Tradicionale, Holandeze, Frënge, Greke, Hebre, Hungareze, Indoneziane, Italiane, Malajalame, Polake, Portugeze, Rumune, Sllovene, Spanjolle, Suedeze, Turke, Ukrainase.
Kemi gjithashtu 4 gjuhë të mbuluara pjesërisht: Bjelloruse (85%), Portugalishte Brazili (92%), Gjermane (89%), Lituaneze (84%).
Siç është thënë edhe në lajmet e mëparshme, vendosëm të hedhim në qarkullim vetëm përkthime që janë të paktën 80% të plotësuara, që fëmijët të mund të përdorin një version sa më të plotë dhe jo një program të përkthyer përgjysmë. Për fat të keq, na u desh të linim jashtë përkthimin për gjuhët: Estonishte, Finlandeze, Irlandeze Gaelike, Skoceze Gaelike, Galiciase, Hindi, Maqedonase, Norvegjeze Nynorsk, Ruse, Sllovake dhe Kineze të Thjeshtuar.
Nëse gjuha juaj gjendet në listën e të mbuluarave pjesërisht, ose nuk mbulohet më, dhe dëshironi të ndihmoni, ju lutemi, lidhuni me ne (support@gcompris.net) dhe do t’ju japim udhëzime si të filloni të përktheni.
Një rrugë tjetër për të ndihmuar është të shkruani në bashkësinë tuaj postime rreth GCompris-it, dhe mos ngurroni të na jepni idetë tuaja.
Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny
Njatjeta,
Jemi të gëzuar të njoftojmë se versioni i plotë i GCompris-së tani është i passhëm pa pagesë për çdo platformë të mbuluar prej nesh!
Instaluesit për Windows dhe macOS në sajtin tonë janë përditësuar për të mos kërkuar më kod aktivizimi, dhe versioni i plotë te shitorja Play dhe shitorja e Microsoft-it tani janë falas.
Shpresojmë se kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë për krejt fëmijët në botë të përdorin programin më të mirë edukativ.
Faleminderit të tërëve,
Timothée & Johnny