GCompris-in mund ta instaloni që nga Windows Store.
Shënim: Windows Store lyp Windows 10.
Ndryshe, mund të shkarkoni instaluesin që nga lidhjet më poshtë.
Domosdoshmëri sistemi: Windows 7, 8 ose 10, me mbulim të OpenGL 2-shit.
Shënim: Nëse sistemi juaj nuk ka mbulim për OpenGL 2, ose nuk funksionon si duhet, ju lutemi, përdorni zërin GCompris (Safe Mode) te menuja e nisjes, për ta nisur GCompris-in nën mënyrën “software rendering”, e cila s’përdor OpenGL.
Nëse ju duhet vërtet një version që xhiron në Windows XP, ose, nëse sistemi juaj s’e mbulon versionin e ri, mund të përdorni instaluesin e fundit prej GCompris 15.10 të dikurshëm.
Që të aktivizoni krejt veprimtaritë në këtë version të vjetër, mund të përdorni kodin 200202 te kuadrati që përmban fjalën CODE, kur nisni aplikacionin.
Versioni për Android shpërndahet përmes Play Store.
Mbulojmë që të dy llojet, android 32bit dhe 64bit, që nga Play Store. Versioni i duhur shkarkohet automatikisht, në varësi të sistemit tuaj operativ Android.
KUJDES: Për Android version 4.4.2, këshillohet të shkarkohet drejtpërsëdrejti dhe të instalohet GCompris version 0.95, që nga sajti ynë, ngaqë versioni 0.96 prej Play Store-it s’do të jetë në gjendje të shkarkojë burime të jashtme me këtë version Android-i.
GCompris mund të merret edhe prej F-Droid, depoja për aplikacione Android të Lira dhe me Burim të Hapur.
Mundeni edhe të shkarkoni drejtpërsëdrejti apk-në që nga sajti ynë, për ta instaluar dorazi në pajisjen tuaj.
Versionin për macOS mund ta merrni prej lidhjes më poshtë.
Montuar dhe provuar në macOS 10.13.
Mund të kontrolloni nëse shpërndarja juaj jep një paketë për versionin më të ri të GCompris-së.
Furnizojmë paketa të pavarura për GNU/Linux. Do të duhej të funksiononin në çfarëdo shpërndarje të freskët. Domosdoshmëri sistemi: linux kernel 3.10, glibc 2.17, pulseaudio, gstreamer 1.0.
Për ta përdorur, hapni një terminal, kaloni te dosja ku shkarkuat instaluesin dhe xhironi këto urdhra:
chmod u+x gcompris-qt-1.0-Linux64.sh
./gcompris-qt-1.0-Linux64.sh
Mandej lexoni licencën ose shtypni q për ta anashkaluar, përgjigjuni “yes” pyetjeve, dhe software-i do të instalohet në një dosje të re në krah të instaluesit.
Më në fund, që të nisni GCompris, kaloni te dosja e re, në bin, dhe dyklikoni mbi compris-qt.sh.
Shënim: Nëse sistemi juaj nuk përmban mbulim për OpenGL 2 ose nëse nuk funksionon si duhet, ju lutemi, shtoni mundësinë "--software-renderer" në fund të rreshtit të fundit të programthit gcompris-qt.sh. Një rrugë tjetër është të përpunohet kartela e formësimit (te ~/.config/gcompris-qt/gcompris-qt.conf): gjeni rreshtin renderer=auto , zëvendësoni “auto” me “software” (pa thonjëzat) dhe ruajeni kartelën.
Japim një paketë më vete për Raspberry Pi. Kjo paketë është një version beta. Qe testuar vetëm me Raspberry Pi 3.
Për ta përdorur, hapni një terminal, kaloni te dosja ku shkarkuat instaluesin dhe xhironi këto urdhra:
chmod u+x gcompris-qt-1.0-Raspberry.sh
./gcompris-qt-1.0-Raspberry.sh
Mandej lexoni licencën ose shtypni q për ta anashkaluar, përgjigjuni “yes” pyetjeve, dhe software-i do të instalohet në një dosje të re në krah të instaluesit.
Më në fund, që të nisni GCompris, kaloni te dosja e re, në bin, dhe dyklikoni mbi compris-qt.sh.
Që të kontrolloni se shkarkimet tuaja s’janë cenuar, mund të krahasoni vlerat md5sums me këto në këtë kartelë: MD5SUMS
Paketa tarball e burimit dhe instaluesit për Linux janë nënshkruar me kyçin GPG nga Timothée Giet (kyç publik: 0x63d7264c05687d7e.asc)
kartela nënshkrimesh: