GCompris-in mund ta instaloni që nga Windows Store.
Shënim: Windows Store lyp Windows 10.
Ndryshe, mund të shkarkoni instaluesin që nga lidhjet më poshtë.
Domosdoshmëri sistemi: Windows 10 ose 11.
• GCompris 25.0 - Windows 64bit
Shënim: Nëse sistemi juaj s’ka mbulim për Direct3D 11, ose nuk funksionon si duhet, ju lutemi, përdorni zërin GCompris (Safe Mode) te menuja e nisjes, për ta nisur GCompris-in nën mënyrën “software rendering”.
Versioni i fundit i gatshëm për Windows 7 dhe 8 mund të shkarkohet nga lidhja më poshtë.
• GCompris 4.3 - Windows 64bit • GCompris 4.3 - Windows 32bit
Nëse ju duhet vërtet një version që xhiron në Windows XP, ose, nëse sistemi juaj s’e mbulon versionin e ri, mund të përdorni instaluesin e fundit prej GCompris 15.10 të dikurshëm.
• GCompris 15.10-Windows 32bit
Që të aktivizoni krejt veprimtaritë në këtë version të vjetër, mund të përdorni kodin 200202 te kuadrati që përmban fjalën CODE, kur nisni aplikacionin.
Versioni për Android shpërndahet përmes Play Store.
• GCompris 25.0 for Android
Mbulojmë që të dy llojet, android 32bit dhe 64bit, që nga Play Store. Versioni i duhur shkarkohet automatikisht, në varësi të sistemit tuaj operativ Android.
GCompris mund të merret edhe prej F-Droid, depoja për aplikacione Android të Lira dhe me Burim të Hapur.
• GCompris 25.0 from F-Droid
Mundeni edhe të shkarkoni drejtpërsëdrejti apk-në që nga sajti ynë, për ta instaluar dorazi në pajisjen tuaj.
• GCompris 25.0 apk for Android 64bit • GCompris 25.0 apk for Android 32bit
Për pajisje që xhirojnë Android 4.1 deri në 8.0, versioni i fundit i përputhshëm është GCompris 4.3.
Për pajisje që xhirojnë Android 2.3 deri në 4.0, versioni i fundit i përputhshëm është GCompris 0.81.
Versioni më i ri s’është ende gati për macOS, ngaqë mungon infrastruktura për ta montuar dhe provuar.
Mund të shkarkoni versionin e fundit të gatshëm për macOS që nga lidhja më poshtë.
Montuar dhe provuar në macOS 10.13.
• GCompris 4.3 - Darwin
Mund të kontrolloni nëse shpërndarja juaj jep një paketë për versionin më të ri të GCompris-së.
Furnizojmë paketa të pavarura për GNU/Linux. Do të duhej të funksiononin në çfarëdo shpërndarje të freskët. Domosdoshmëri sistemi: linux kernel 4.18, glibc 2.28.
• GCompris 25.0 - Linux 64bit
Për ta përdorur, hapni një terminal, kaloni te dosja ku shkarkuat instaluesin dhe xhironi këto urdhra:
chmod u+x gcompris-qt-25.0-Linux64.sh ./gcompris-qt-25.0-Linux64.sh
Mandej lexoni licencën ose shtypni q për ta anashkaluar, përgjigjuni “yes” pyetjeve, dhe software-i do të instalohet në një dosje të re në krah të instaluesit.
Më në fund, që të nisni GCompris, kaloni te dosja e re, në bin, dhe dyklikoni mbi compris-qt.sh.
Shënim: Nëse sistemi juaj nuk përmban mbulim për OpenGL 2 ose nëse nuk funksionon si duhet, ju lutemi, shtoni mundësinë "--software-renderer" në fund të rreshtit të fundit të programthit gcompris-qt.sh. Një rrugë tjetër është të përpunohet kartela e formësimit (te ~/.config/gcompris-qt/gcompris-qt.conf): gjeni rreshtin renderer=auto , zëvendësoni “auto” me “software” (pa thonjëzat) dhe ruajeni kartelën.
Ndryshe, mund ta instaloni GCompris-në që nga Flathub, ose nga shitorja e Snap-it.
Versioni i fundit i gatshëm për shpërndarje Linux 32bit mund të shkarkohen nga lidhja vijuese. Domosdoshmëri sistemi: linux kernel 3.10, glibc 2.17, pulseaudio, gstreamer 1.0.
• GCompris 4.3 - Linux 32bit
Japim një paketë më vete për Raspberry Pi (64-bit). Qe testuar vetëm me Raspberry Pi 3.
• GCompris 25.0 - Raspberry Pi 3 64bit
Versioni i fundit i gatshëm për 32bit është versioni 4.3, te lidhja vijuese:
• GCompris 4.3 - Raspberry Pi 3 32bit
Për ta përdorur, hapni një terminal, kaloni te dosja ku shkarkuat instaluesin dhe xhironi këto urdhra:
chmod u+x gcompris-qt-25.0-Raspberry.sh ./gcompris-qt-25.0-Raspberry.sh
Mandej lexoni licencën ose shtypni q për ta anashkaluar, përgjigjuni “yes” pyetjeve, dhe software-i do të instalohet në një dosje të re në krah të instaluesit.
Më në fund, që të nisni GCompris, kaloni te dosja e re, në bin, dhe dyklikoni mbi compris-qt.sh.
Kodi burim është i passhëm sipas licencës GPLv3.
• GCompris 25.0 - source code
Për të kontrolluar integritetin e shkarkimeve tuaja mund të merrni hashin origjinal SHA-256 të kartelave duke shtuar “.sha256” në fund të URL-së përkatëse të shkarkimit.
Paketa tarball e burimit dhe instaluesi për Linux janë nënshkruar me kyçin GPG nga Timothée Giet (kyç publik: 0x63d7264c05687d7e.asc)
kartela nënshkrimesh: • GCompris 25.0 - source code • GCompris 25.0 - Linux 64bit